Çudia njerëzore: Prifti budist vdiq 200 vite më parë, por ende është “gjallë”! (Video)

0

Për trupin e balsamosur të priftit budist, i cili u gjet kohët e fundit në formën e “zambakut” dhe që supozohet të jetë 200 vjet i vjetër, murgjit budistë thonë se ende është gjallë ose në gjendje të ekstazës së thellë të meditimeve.

budaAktualisht janë duke u kryer disa ekzaminimeve mjeko-ligjore. Për shkencëtarët ende mbetet mister se si është ruajtur aq mirë trupi i këtij prifti.

Barry Kerzin, fiziterapeuti i liderit shpirtëror tibetian, Dalai Lamës, pohoi se prifti është në gjendje shumë të rrallë medituese, i cili njihet si “tukdam”, transmeton Telegrafi.

“Nëse dikush që mediton, qëndron kaq gjatë në këtë gjendje, ai bëhet Buda”, shpjegon Kerzin.

Prifti u zbulua kur disa persona të panjohur kërkuan ta shesin përmes tregut të zi. Policia mongoleze arrestoi hajdutin, ndërsa priftin e balsamosur e dërguan në Qendrën Kombëtare për ekzaminim mjeko-ligjor.

Identiteti i priftit nuk dihet ende, por besohet se bëhet fjalë për mësuesin e Budës, Dassia-Dorzi, i cili gjendet gjithashtu i balsamosur.

Vlen të theksohet se varri i tij u minua disa herë, së fundit në vitin 2002, por çdo herë trupi i tij u ruajt në mënyrë të përkryer. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com