CR7 sërish protagonist, Reali merr pikët

0

Real Madridi ka arritur të marrë pikët si mysafir i Rayo Vallecanos duke fituar me rezultat 2-0 në Estadio de Vallecas Teresa Rivero.

cr7-s-euml-rish-protagonist-reali-merr-pik-euml-t-video_hd

Rayo bëri lojë fantastike në fraksionin e parë të lojës duke i shkaktuar probleme skuadrës mbretërore dhe duke rrezikuar të shënojë me tri raste shumë të mira.

Mysafirët ishin paksa më të qetë në 45 minutat e para me pak shanse. Sidoqoftë, pjesa e parë u mbyll pa gola.

Në gjysmën e dytë, ekipi i Carlo Ancelottit i ndryshoi gjërat duke i shënuar dy gola dhe duke e fituar ndeshjen.

Carvajal u angazhua nga ana e djathtë dhe harkoi në zonë, ku e priti Cristiano Ronaldo për të shënuar golin e avantazhit (68’).

Portugezi shkoi drejt zonës duke asistuar te James Rodriguez, i cili e realizoi golin e dytë të Los Blancos (74’).

Real Madridi vazhdon t’i qëndrojë katër pikë prapa Barcelonës në tabelën e La Ligas. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com