CR7 FLET PËR BENITEZIN: ËSHTË TRAJNER I MADH

0

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka folur për trajnerin e ri të skuadrës së tij, Rafael Benitezin.

20150704125514316620

Tekniku spanjoll do ta drejtoj gjigantin spanjoll në sezonin e ardhshëm, duke zëvendësuar Carlo Ancelottin.

Sulmuesi portugez thotë se kurrë nuk ka punuar me Benitezin, por Ronaldo mendon se ish trajneri i Liverpoolit, Chelsea, Interit e Napolit është trajner më përvojë të madhe.

“Unë kurrë nuk kam punuar me Benitezin. Është një trajner më përvojë të madhe”, ka thënë Ronaldo.

“Shikoni se çfarë ndodh me Real Madridin, është klubi më i madh në botë, është një sfidë për çdo lojtarë dhe trajnerë që vjen këtu”, ka theksuar ai.

Ronaldo ka folur edhe për transferimin e ikonës së Liverpoolit, Steven Gerrard në Amerikë.

“Gerrard? Kjo është një mundësi e madhe për tifozët e SHBA të admirojnë një lojtar i madh si ai”, ka pohuar lojtari më i mirë në botë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com