CNN: Nipi tetëvjeçar i hoxhës Sulejman Rexhepi – vozit BMW X5

0

CNN: Nipi tetëvjeçar i hoxhës Sulejman Rexhepi - vozit BMW X5 (Video)

Nipi tetë vjeçar i kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Sulejman Rexhepit, drejton veturën BMW X5, ka shkruar CNN në rubrikën ireport.

Aty thuhet se videoja që u publikua në Facebook nga i ati Zeglul Rexhepi tregon të birin e tij të vogël Sulejmanin që e drejton një veturë të madhe BMW X5 në një mal ku aty afër janë duke luajtur edhe disa fëmijë të tjerë, transmeton portali i televizionit Koha në Maqedoni.

Ndërsa, Sulejmani 8 vjeçar derisa drejton veturën, ai tregon kartën e identifikimit të policisë e cila i takon të atit Zeglulit, i cili punon si inspektor në Ministrinë e punëve të brendshme në Maqedoni.

Është shokuese të shohësh se si një polic e shkel ligjin duke i rrezikuar jetët e qytetareve, në këtë rast edhe të familjarëve të tij.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com