Çmimi i naftës po e shkatërron Rusinë

0

Boshllëku në buxhetin e Rusisë është duke u rritur dhe kjo mund ta deturojë Presidentin Vladimir Putin që të bëj shkurtime edhe më të ashpra buxhetore sa i përket shpenzimeve qeveritare, raporton CNN, transmeton Indeksonline.

OILMinistri i Financave të Rusisë, Anton Siluanov ka thënë mbrëmë se Rusia mund të humbasë 3 miliardë rubla (45 milionë dollarë) në të ardhura gjatë këtij viti nëse çmimet e naftës mbesin rreth 50 dollarë për fuqi.

Siluanov ka thënë gjithashtu se qeveria duhet të përballet me një realitet të ri dhe të zbatojnë kursime edhe më të ashpra, transmeton Indeksonline.

Ai ka propozuar një shkurtim prej 10 % në të gjitha departamentet e qeverisë, me përjashtim atij të mbrojtjes.

Kjo është njëfish më shumë se sa 5% i propozuar nga Putini në muajin dhjetor.

Gjysma e të hyrave të Rusisë sigurohen nga eksportimi i naftës dhe gazit.

Ky vend është duke u përballur me një krizë të madhe prej rënies së madhe të çmimeve të naftës nga 100 dollarë në 46 dollarë për fuçi.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com