Çmim shpërblyes për ofendim dhe gënjeshtër kundër Islamit

0

10458376_10202913209489627_4539529093628858899_n

Mr. Ragmi  Destani

Bota krishtere vazhdon ti provokon muslimanët me karikatura kundër Profetit Muhamedit a.s. Një i ashtuquajtur “shqiptar”, me emër të rrejshëm Bosch Fawstin, fitoi çmimin shpërblyes për vizatimin e karikaturës të Profetit Muhamed a.s. në një konkurs në fillim të muajit Maj, të organizuar në Teksas të SHBA-ve.

Çka vizatoi ky matrapaz ?,, si mund të thot se kam vizatuar dikë , që kurrë nuk e ka parë ??. Dmth. shpifi dhe gënjeu në vizatmin  e tij, e që nuk është aspak etike në profesionin e artit, të portretizosh atë që nuk e njeh dhe nuk e ke parë kurrë. Pra, thjesht një imagjinatë, e cila nuk është bërë nga realiteti, por sipas porosisë dhe dëshirës së tij. E për Shpifje dhe gënjeshtër merr çmim dhe shpërblehet me 10 mijë dollarë ..!!! Dmth, shpallet konkurs, se kush ka aftësi më shumë që ti fyen dhe provokon muslimanët. Kjo pra është bota krishtere, që për politikat e tyre bëjnë çmos. Ata jo vetëm që nuk e njohin islamin si fe zyrtare, sikur ne që e njohim dhe e rrespektojmë krishterizmin, por provokojnë sa më tepër, që të reagojnë muslimanët, e më pas ti vrasin dhe ti shpallin terrorista. Kurani para 14 shekujve ka treguar se ata të cilët gënjejnë dhe shpfin për islamin,  ata këtë e bëjnë për përfitim material për të mbijetur. Allahu në Kuran i ka thënë këtyre që shpifin në fe: “Dhe përfitimin e pasurisë tuaj e bëni duke gënjyer (për Kuranin)”  El wakia  82. Ne edhe pse e duan shumë profetin tonë Muhamedin a.s., ne asnjëherë nuk e vizatuam atë,  që ta vendosim nëpër xhamitë dhe shtëpitë tona, sepse këtë e kemi të ndaluar. Muslimanët e gjithë botës, nuk e pranojnë dot që të i’u fyhet feja e tyre e as profeti i tyre. Në të kundërtën, ne nuk do ta fyejmë Profetin e tyre Isa a.s. sepse nuk është kulturë islame e as njerëzore, dhe se Isa a.s. është Profet edhe i yni. Por ne kemi shumë fakte dhe foto për pedofilinë e priftërinjëve të tyre dhe skandale të ndryshme seksuale dhe të tjera që ndodhin në kishat e tyre,, dhe mund që edhe muslimanët të fillojnë provokime të natyrave të ndryshme ndaj tyre. Edhe pse ata janë të parët që provokojnë me ofendime Islamin, muslimanët dhe Muhamedin as. ,, në të kundërtën, as Islami në mësimet e tij, as muslimanët e as Muhamedi a.s. nuk i sulmuan e as nuk i provokuan kurrë krishterët, e as fetë e tjera.  Nga kjo le të kuptohet qartë se kush është i interesuar për destabilizim dhe prishje të tolerancës fetare në botë.

 

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com