Claudio, njeriu i lindur me kokën përmbys!

0

Claudio, njeriu i lindur me kokën përmbys! (Video)

Burri nga Monte Santo ka kapërcyer problemet fizike, duke u diplomuar si llogaritar e madje duke u shndërruar edhe në një orator publik.

Megjithëse i lindur me një çrregullim fizik, Claudio Vieira de Oliveira ka ambicje për t’u bërë një orator publik.. frymëzues.

Braziliani 37-vjeçar ka lindur me kokën përmbys, ndërkohë që s’mund të përdorë dot as gjymtyrët e tjera, si duart, apo këmbët.

Doktorët, fillimisht, menduan se ai nuk do kishte shanse mbijetese.

Mirëpo ja që Claudio nga Monte Santo, ka përballuar me sukses problemet fizike, duke u diplomuar si llogaritar e madje duke u shndërruar edhe në një orator publik.

“Që kur isha i vogël doja të punoja – tregon vetë ai -. S’më pëlqen të varem totalisht nga njerëzit e tjerë. Kam mësuar edhe të ndez TV-në, të përgjigjem në telefon, apo edhe të përdor kompjuterin dhe internetin. E bëj të gjithën vetë. Tani, jeta ime është krejt normale, ndonëse me vështirësi”.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com