Çka ndodh nëse ju merret patent shoferi?

0

Patent shoferi ju merret nëse mbledhi 18 pikë denimi (9 pikë nëse keni patentin provë).

Patent
Nëse ju ndal policia pasi keni kaluar nëpër semaforin e kuq do të merrni denim 6 pikë dhe nëse ju vërtetohet se në gjak keni pasë 1.61 deri 2 promila alkool, atherë do të humbni edhe 12 pikë.
Vetëm këto dy denime mund të ju kushtoj që të ju marrin patent shoferin.

Për t’u pajisur përsëri me patent shofer, ju duhet të filloni të ashtuquajturën procesin e rehabilitimit.

1. Në fillim ju duhet të presni 90 ditë që nga ajo ditë kur keni kryer obligimet (keni paguer me të holla denimet, ose nga dita kur ka skaduar data e afatit të denimit për të drejtuar veturën).

2. Duhet të paraqiteni në seminar të obligueshëm që e organizon Agjencia për siguri të trafikut.

Duhet të printoni këtë formular që duhet ta shkarkoni duke klikuar këtu dhe të mblidhni dokumentacionin e duhur:

-dëshmi me shkrim se keni kryer obligimet e denimeve me të holla
-dëshmi me shkruim se janë kryer të gjitha ndalesat për të drejtuar veturën
-fotokopje të letërnjoftimit
-dëshmi me shkrim se keni paguar harxhimet për seminarin e obliguar
-vërtetim për aftësi shëndetsore për të drejtuar automjetin

Harxhimet:

Paraqitja për ta ndjekur seminarin e obliguar kushton 25.000 dinarë ndërsa provimi 15.000 dinarë ndërsa fleta që dëshmon se keni kaluar provimin 3000 dinarë. Duhet shtuar edhe harxhimet shtesë si vërtetimi mjeksor.
Seminari ka 40 orë me nga 45 minuta, ku për një ditë mund të mbahen më së shumti tre orë. 9 orë janë bisedime grupore për shkaqet dhe pasojat që kanë sjellë deri tek humbja e patent shoferit, më së paku 15 orë për ti mësuar rregullat e komunikacionit dhe 16 orë për rëndësinë e sjelljes në trafik.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com