Çka është lajm e çka nuk është lajm

0

Shkruan: Hajredin Hyda

-“Çka është dhe cka nuk është lajm në gazetari” është dilemë e kahemotshme! Ka shumë dilema rreth gazetarëve të pavarur, atyre gjysëm të pavarur, atyre që për interesa momentale ndrrojnë krahun, por edhe rreth atyre që kryekeput janë në anën e një pale!

News-Briefs
Një dilemë e vjetër në pyetjen se?! -A është lajm, kur qeni kafshon njeriun, apo kur njeriu kafshon qenin, është vendosur se lajm është ky i dyti! Në informatat, raportimet dhe shkrimet gazetareske rreth vizites së Kryeministrit Vuçiq në Preshevë dhe pjeserisht në Bujanoc, kamë vërejtur disa dilema të tilla! -A është lajm që Kryetari i Presheves Z.Ragmi Mustafa i ndau një mirënjohje Vuçiqit, apo do të kishte qenë lajm, nëse nuk i kishte ndarë këtë mirënjohje! Apo është lajm se Z.Mustafa nuk u fsheh pas askujt, dhe këtë e bëri me vetëdije të plotë, dhe me siguri se ai do të dijë të mbrojë qëndrimin e tije! -A do të ishte lajm nëse Vuçiqi do të takonte edhe Kryetarin e Bujanocit, apo është lajm vetëm vizita e tijë Kuzhinës popullore të Kryqit të kuq, si dhe aluzionet e tija rreth mos participimit të komunës së Bujanocit, me mjetet nga buxheti komunal për mirëfunksionimin e tije! -A do të ishte lajm nëse ndonjë gazetar i pavarur (guximtarë) ta kishte pyetur se sa shqiptar punojne në Kryqin e kuq të Bujanocit, dhe a raporton ndonjë herë Kryqi i kuq prane Kuvendit komunal rreth raportit financiar dhe planit të punës?! -A do të kishte qenë lajm nëse Vuçiq do të ishte pyetur nga ndonjë gazetar, Pse shqiptarët përjashtohen nga privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore dhe shtetërore?! -Këto me siguri se do të kishin qenë Lajme! -A ishte qëllimi kryesore i Vuçiqit që të vizitonte Qendrën e pranimit të refugjateve nga shtetet e Lindjes se aferme! -A është lajm se Vuçiqi është :arrogant, cinik dhe mendjemadh me të “vegjelit” dhe të varurit e tij (ashtu ja merr mendja atij) e poltron ndaj të medhenjëve (Merkel, Putin, Bajden, banorët e Srebrenicës që e poshtruan para krejte botës etj), apo është një konstatim moti i ditur! Keto pra ishin dilemat gazetareske të dites se “begatshme” në Preshevë dhe Bujanoc!

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com