Çka duhet për zgjidhjen e problemit ekonomik në Luginë të Preshevës? /Video/
09:57 | 05 Mars 2015

Bashkëpunimi i shqiptarëve dhe serbëve në jug të Serbisë janë kusht i së ardhmes që mund të jetë kontribut i madh për përmirësimin e situatës në Kosovë, konisderon Milovan Drecun. Kryetari i këshillit parlamentar për Kosovën Milovan Drecun ka thënë për B92, transmeton presheva.com se plasaritjet ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve duhet të mbyllen. “Në pyetjen se a mund të jetojnë shqiptarët dhe serbët së bashku në paqë, ky është kusht për të ardhmen, kusht i mbijetesës si njërës ashtu edhe tjetrës, kusht i përparimit. Ne duhet që këtë të çarë ta fillojmë ta mbyllim. Eshtë e nevojshme që shqiptarët ta shohin të ardhmen e tyre të lidhur me Serbinë. Pa asnjë moment destabilizimi. Kjo mund të jetë kontribut i madh për përmirësimin e situatës së përgjithshme në Kosovë dhe Metohi” ka thënë Drecun, dhe me këtë është pajtuar edhe deputeti popullor Riza Halimi. https://www.youtube.com/watch?v=uJ3eXWlyv4s
Aurela Hoxha