Çka do të ndodh me zvoglimin e rrogave dhe penzioneve?

0
Çka do të ndodh me zvoglimin e rrogave dhe penzioneve?

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq ka shtyrë vendimin për zvoglimin e rrogave dhe penzioneve për vikendin e ardhshëm, thuhet në një njoftim të qeverisë, transmetojnë mediet serbe.

Ministri i financave Dushan Vujoviq ka deklaruar se bëhet fjalë për rreth 10 modele se su mund të kursehet buxheti mirëpo ende nuk është vendosur se si do të ndryshoj dhe aprovohet.

“Ende nuk kemi vendosur për opsionet më të mira, në mënyrë që për rebalans të buxhetit më së paku të zvoglojmë rrogat dhe pensionet. Me rrogë prej 440 euro dhe pension prej 130 euro mund të jetohet vetëm se mjerushëm, nga kjo edhe buka vështirë se të blehet. Andaj, po tentojmë që të zvoglojmë harxhimet e buxhetit me ndikim minimal tek qytetarët” ka thënë Vujoviq për mediet serbe.

Cilat janë opsionet e mundshme?

Zvoglimi i pensioneve të larta – Ky model nënkupton mundësinë e zvoglimit të pensioneve që janë mbi mesataren prej 25.000 dinarë

Maksimumi 10% – Në rast se korigjohen pensionet, atherë zvoglimi maksimal do të jetë 10%.

Zvoglimi i rrogave – Vështirë se mund të shmanget zvoglimi i rrogave në sektorin publik, por është e mundur që rrogat më të ulëta – një sygjerim është 30.000 dinarë ndërsa njëri 45.000 dinarë.

Zvoglim prej 10 deri 20%, Ekziston sygjerim që rrogat të mos zvoglohen në mënyrë lineare, rroga prej 30.000-45.000 dinarë të zvoglohet për 10%, mbi 80.000 dinarë për 15% ndërsa ato mbi 145.000 dinarë për 20%.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com