Çka dinin serbët për “Ballistin” më 10 tetor dhe si u mashtruan ata nga “helikopteri për fëmijë”?

0

Çka dinin serbët për “Ballistin” më 10 tetor dhe si u mashtruan ata nga “helikopteri për fëmijë”?

Ditorja serbe Kurir shkruan se Policia serbe kishte informacione se shqiptari Ismail Morina (32) po bëhet gati për “diversion” në stadiumin e Partizanit, por se policët e humbën shansin ta ndalojnë.

“Policia ka pasur informacion se Morina po bën gati një lloj diversioni në ndeshjen Serbi-Shqipëri. Ministria e Brendshme serbe më 10 tetor, nga Italia ka marrë një raport, katër ditë para ndeshjes, se Morina – që jeton në Firence dhe që përveç pasaportës shqiptare e ka edhe atë italiane – ka për të ardhur në Serbi me qëllim që të shkaktojë një diversion! Madje, dihej se ndoshta do të vinte në Serbi në vendkalimin kufitar Batrovci, në kufi me Kroacinë, me veturën e llojit ‘Peugeot’”, shkruan Kurir, transmeton Telegrafi.

Sipas ditores serbe, për këtë është paralajmëruar Policia Kufitare e Serbisë, që Morina – i njohur si “Ballisti” – të ndalet dhe të kontrollohet në detaje. Po ashtu, është urdhëruar se nëse i gjejnë objekte të dyshimta, menjëherë të marrin masat e nevojshme.

Morina në atë pikë kufitare është shfaqur të nesërmen, më 11 tetor, rreth orës 13:00.

“Menjëherë është ndërmarr kontrolli antidiversant, por përveç valixhes së udhëtimit ku kishte gjërat personale dhe një ‘helikopter fëmijësh’, nuk hasën në gjëra të dyshimta. Thanë se asnjë gjë nuk ka të diskutueshme dhe se duhet lënë në të futet në Serbi”, thotë burimi.

Policia serbe thotë se droni është i prodhimit kinez dhe se është blerë në Itali. Ndërsa, siç ka treguar vetë “Ballisti” përmes një videoje, flamuri i Shqipërisë etnike është futur në xhaketën e tij. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com