Cili ishte mesazhi i takimit të djeshëm në Bujanoc i ministrit të kulturës dhe informimit, dhe pushteteve lokale?

0

Ministria e kulturës dhe informimit dhe Trupi Koordinues organizuan gjatë ditë së djeshme në Bujanoc takim me temë “Aplikimi i ligjeve të reja mediale në praktikë” tubimi u mbajtë mbrëmë në sallën e vogël të shtëpisë së kulturës në Bujanoc. Ajo qka më së shumti u bisedua në këtë takim dhe çka është më brengosëse për të gjithë ishte se si të mos vie deri tek privatizimi i mediave lokale dhe gjetja e modalitetit të funksionimit të mëtutjeshëm, qëndrim të cilin fuqishëm e kanë përkrahur përfaqësuesit e pusteteve lokale.

11054414_667726500016847_5240313180728175177_n

Në këtë takim në panel morën pjesë: sekretari shtetërorë i Ministrisë së kulturës dhe informimit Sasha Mirkoviq, Snezhana Peçençiq kryeshefe në sektorin e informimit, Dejan Stojanoviq shef i grupit për çështje legjislative në sektorin e informimit, Zoran Stankoviq kryetar i Trupit Koordinues, kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ai i Preshevës Ragmi Mustafa dhe ai i Medvegjës Dragisha Petroviq, sikurse edhe deputetët e parlamentit qeveritar të Serbisë Riza Halimi, Shaip Kamberi dhe Nenad Mitroviq, dhe kryetari i KNSH-së Jonuz Musliu. Në këtë takim si vëzhgues ishin prezent edhe Gordana Jankoviq shefja e zyrës për media në OSBE dhe Srgjan Gjurgjeviq këshilltarë i lartë për legjislacion të mediave në zyrën për media të OSBE-së. Takimi ishte i hapur për media ku morën pjesë përfaqësues të të gjitha mediave lokale nga presheva, Bujanoci, Vranja dhe Medvegja. Sekretari shtetërorë i Ministrisë së kulturës dhe informimit Sasha Mirkoviç në këtë takim para mediave tha se, Sërbia ka miratuar këto ligje për media të cilat ndryshojnë nga ligjet e mëparshme. Ai tha se, “sot këtu jam me kolegët për të biseduar rreth ligjit për media i cili është miratuar në gushtë të vitit 2013, Serbia ka miratuar këto ligje të cilat ndryshojnë nga ligjet e mëparshme. Ky ligj për të parën herë definon interesim i cili është publik në sferën mediatike. Ky ligj gjithashtu parasheh tërheqjen e shtetit nga mediat publike nga 1 korriku i këtij viti ku 76 media të privatizohen të cilat kanë si themelues shtetin, përveç 76 mediave në përgjithësi janë në process të privatizimit edhe 512 firma. Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi mbështeti fuqishëm televizionet publike me problemin e privatizimit duke i mbrojturë në mënyra të shumta. Arifi gjatë këtij takimi tha se, “ky takim për mua është i ngjajshëm sikurse në takimin në OSBE kur atëher është folur se çka janë ligjet me sekretarin shtetërorë të atëhershëm , deri tani pajtohem me shumicën se medijat të mbesin ashtu siç janë, unë e di shumë mirë se çka do të thotë privatizimi, mirëpo më mirë kishte me qenë që të i jepet një mundësi këtyre mediave lokale në këto tri komuna që të i jepet një afat, edhe një vit që puntorët të kishin mundësi të gjejnë punë në tjetër vend. Mirëpo një gjë duhet ta dimë të gjithë se sa i përket informimit pas 1 korrikut do të shikojmë program vetëm në gjuhën shqipe dhe siç po e shohë unë shteti dëshironë të mbyll programin në gjuhën serbe. Nuk është me rëndësi se kush është sot, kush ishte dje dhe kush do të jetë nesër, e rëndësishme është që atë qka e kemi ta ruajmë dhe ate qka duhet ta kemi ta ndërtojmë” ka thënë kryetari Arifi. Përkrahës tjetër për mos privatizimin e mediave lokale pikërishtë në komunën e Bujanocit dhe Preshevës dhe Radio Medvegjën ishte edhe kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa duke shtuar se. “obligimi i juaj zotri sekretar Mirkoviq është që ti mbroni ligjet e qeverisë së republikës së Serbisë, mirëpo interesi ynë është që ti mbrojmë interesat e qytetarëve tanë që jemi të zgjedhurë nga ata, TV-të publike Presheva po edhe ai i Bujanocit tani hasin në vështërësi, kjo nuk është vetëm sfid por edhe bllokim i këtij ligji, ligji për privatizim është i mirë mirëpo duhet të dihet se ku do të zbatohet, Brukseli dhe Evropa kanë përshëndeturë këtë ligj mirëpo të zbatohet atje është ndryshe por jo në vendet e shkatërruara më të pa zhvilluara në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ku mediat private nuk mundë të mbijetojnë sepse nuk kemi ekonomi të zhvilluar. Dhe kjo është një gjest jo i këndshëm për të gjithë qytetarët e kësaj pjese kur pas 100 viteve është dëgjuar zë në gjuhën shqipe që nga viti 2002, vendimi që është prurë në vitin 2007 rreth privatizimit të mediave atëher është tërhjekurë edhe sod qeveria mundë te sjell një model tjetër që TV-të në Bujanoc, Preshevë dhe Radio në Medvegjë të egzistojnë ende mirëpo të merret ndonjë vendim që asnjë punëtorë e as gjys të mos shtohet” ka thënë Mustafa. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptarë Jonuz Musliu në fjalimin e tij shtoi se, “unë me privatizimin e mediave po e shohë një luftë përkrahë këtyre tri komunave për të trija nacionalitetet dhe kjo është shumë e rrezikshme, ku sipas tij ai mendon se ka hapësirë për të vazhduar jetën TV-të. Pasi që organizator për takimin e mbrëmshëm ishte edhe Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë kryetari i këtij trupi Zoran Stankoviç para të pranishmëve tha se, “ky takim është me qëllim të zgjidhjes së pyetjeve shumë të rëndësishme rreth informimit në këto tri komuna ne kemi mbajturë disa takime me njerëz që mirren me informim në hapësirat e Trupit Kordinues kemi paturë një takim edhe në TV e Bujanocit ku shumë detalishtë kemi biseduar, kemi pasurë biseda me ministrin e kulturës , sekretarin shtetërorë, me OSBE-në me pushtetet lokale që kjo pyetje të zgjidhet dhe ne kemi menduar që ta thërrasin këtë takim që Ministria të jetë e informuar për së afërmi me problemet e informimit që së bashku të bëjmë një zgjidhje me propozimet e juaja në mënyrën më të mirë të mundshme” ka thënë Stankoviç. Vlenë të theksohet se përveç deputetit serb nga Bujanoci në parlamentin e Sërbis I cili fuqishëm mbrojti inetresin emediave publike në komunat e Bujanocit dhe Preshevës, dy deputetët shqiptarë Riza Halimi dhe Shaip Kamberi më shumë ishin të interesuar për 5 minuta shqip në RTS se sa 24 orë në Luginë./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com