Cilat skuadra po e kërkojnë Lenjanin?

0
Lojtari i Shqipërisë, Ermir Lenjani, i cili ka marrë nofkën Di Maria i Shqipërisë,është duke u kërkuar nga disa skuadra të mëdha nga Bundesliga, Serie A dhe Premier Liga.

Ermir Lenjani ka bërë paraqitje fantastike me Kombëtaren e Shqipërisë në disa ndeshjet e fundit, duke tërhequr kështu vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha europiane.

Me të dëgjuar këtë lajm, skuadra aktuale e Lenjanit, St Gallen, nuk është duke e aktivizuar lojtarin, duke e lënë atë në stol, raporton asport.info

“Unë nuk e kam ndërmend të e vazhdoj kontratën time me St.Gallen. Unë do ta ndërrojë skuadrën gjatë janarit, maksimumi në verën që po vjen”.

“Për shërbimet e mia janë në garë disa klube, mirëpo tani nuk mund ti zbuloj ato. Do të flas me menaxherin tim dhe do të vendos në fund”, përfundoi Lenjan

----- ------- --------------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »