Cigaret nuk i qetësojnë nervat

0
Edhe pse shumica e duhanpirësve pohojnë se cigaret i “qetësojnë nervat”, e vërteta është se kjo shprehi e keqe në asnjë mënyrë nuk ndihmon në luftën kundër stresit. Me gjithë bindjen se shumë njerëzve cigaret nuk ua qetësojnë nervat, përkundrazi – duhanpirësit janë të ekspozuar 70 për qind më shumë ndaj rrezikut më të lartë nga ankthi dhe depresioni në krahasim me joduhanpirësit, sipas një studimi të ri britanik.
cigarjaOK
Universiteti i Londrës e ka kryer një studim që përfshiu 6500 persona dhe janë analizuar edhe shprehitë e tyre të duhanpirjes dhe shëndetit mendor. Më shumë se 18 për qind e duhanpirësve kanë raportuar problem me ankth dhe depresion, krahasuar me 10 për qind të joduhanpirësve dhe 11,3 për qind të ish-duhanpirësve.

Përveç kësaj, ekspertët thonë se ekziston mundësia që pikërisht cigaret shkaktojnë ankth. Studimi konstatoi se ata që e kanë lënë duhanin kanë gjasa të barabarta për paraqitjen e depresionit apo ankthit, ashtu si edhe joduhanpirësit. Rezultatet e studimit prandaj sugjerojnë që ndërprerja e duhanit mund të jetë një mënyrë për ta përmirësuar shëndetin tuaj mendor.

“Besimi që cigaret e reduktojnë stresin është krejtësisht i gabuar. Në fakt, kur e ndizni një cigare, ajo çfarë atëherë ndieni janë shenjat e para të varësisë, ndërsa simptomat janë të ngjashme me ato kur e lehtësoni stresin. Thithja e tymit të duhanit për momentin u pëlqen duhanpirësve sepse kënaqet nevoja për duhan, që është arsyeja se pse mendojnë se ndihen më mirë. Sidoqoftë, këto janë vetëm shenjat e para të varësisë ndaj nikotinës, dhe ende gjithçka është duke shkuar në rreth, cigare pas cigareje,” shpjegon dr. Mike Knapton.

Sipas hulumtimit të kryer në Britaninë e Madhe, madje një e treta e duhanpirësve thanë se nuk mund ta lënë duhanin sepse besojnë se cigaret u ndihmojnë të ballafaqohen me stresin.

“Nëse mendoni se kjo ju ndihmon, gaboheni – cigaret vetëm sa i përkeqësojnë simptomat e stresit”, shton dr. Knapton.

“Ndjenja momentale e lehtësimit apo kënaqësisë kur e ndizni cigaren nuk është e mirë, ajo vetëm e shkatërron gradualisht organizmin tuaj. Sido që të jetë, është më mirë që në luftën kundër stresit të merreni me aktivitete fizike, me hobi, gatim… çfarëdo qoftë që është e shëndetshme,” këshillon dr. Michael Roizen.

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com