CIA me dekada fshihte të vërtetën për UFO

0

CIA me dekada fshihte të vërtetën për UFO

Të gjithë ata që besojnë se kanë parë “njerëz të gjelbër” e “pjata fluturuese”, do të zhgënjehen kur kuptojnë se CIA është përgjegjëse për fenomenin e UFO-ve

The New York Post flet për raportin “CIA dhe programi U-2, 1954-1974” që ka të bëjë me zhvillimin e aeroplanëve për spiunazh, ku sqarohet se gjatë testimit të fluturakes U-2 rritet numri i raportimeve për UFO. Në vitet ’50 të shekullit të kaluar, shumica e aeroplanëve komercialë fluturonin në lartësinë prej 3000-6000 metrave, ndërsa aeroplanët ushtarakë nën 12 mijë metra. Por, kur U-2 fluturoi në 18 mijë metra lartësi dhe nga kjo distancë fluturimet komerciale dhe krahët e argjendit reflektonin rrezet e diellit sa që dikujt më poshtë i dukej se sheh një objekt ndriçues, thuhet në raporton e autorëve Gregory Pedlow dhe Donald Welzenbach. Duke pasur parasysh se publiku nuk dinte për testimin e aeroplanëve të spiunimit, askush nuk besonte që diçka njerëzore mund të fluturonte në 18 mijë metra lartësi, prandaj ndriçimi u interpretua si “objekt i paidentifikuar”. Numri i raportimeve ishte shumë i madh në atë kohë, por CIA nuk mundte ta thoshte publikisht të vërtetën. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com