CIA: ISIS ka 31 mijë luftëtarë

0
CIA: ISIS ka 31 mijë luftëtarë

Ekstremistët islamikë të Irakut dhe Levantit përllogaritet të jenë rreth 31 mijë luftëtarë, pothuaj 3-fish më tepër nga ç’mendohej deri më tani. Kjo thuhet në një shqyrtim të ri të raporteve të inteligjencës amerikane, nga situata e studiuar nga muaji maj deri në gusht.

Rishikimi i kapaciteteve ushtarake të ISIS vjen një ditë pasi presidenti Barack Obama paraqiti një plan për dëgradimin dhe shkatërrimin e ISIS, me mbështetjen e forcave aleate. Për herë të parë, ai autorizoi sulme në Siri, të cilat po kundërshtohen fort nga qeveria dhe populli sirian. Aktualisht, sekretari amerikan i shtetit, John Kerry po viziton Lindjen e Mesme për të kërkuar mbështetje për veprime kundër shtetit islamik të Irakut dhe Levantit.

Gjithashtu një ditë më parë, 10 vende arabe ranë dakord për të ndihmuar SHBA-në në luftë kundër ISIS. SHBA ka ndërmarrë deri më tani 150 sulme ajrore si dhe ka dërguar qindra këshilltarë për të ndihmuar qeverinë e Irakut dhe forcave kurde. Vende të tjera, duke përfshirë dhe Mbretërinë e bashkuar, kanë kontribuar me ndihma humanitare për irakenët e zhvendosur.

Ndërsa, Turqia, vend anëtar i NATO-s, refuzoi të nënshkruajë një deklaratë për t’u bashkuar me SHBA-në në luftë kundër ISIS. Për këtë, sekretari Kerry ka planifikuar të kryejë një vizitë sot në Turqi, në përpjekje për të siguruar më shumë bashkëpunim nga qeveria. (INA)

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com