Chelsea zbeh shpresat e rivalëve

0

Me tri pikët e reja të fituara ndaj Stoke Cityt, Chelsea ka zbehur akoma më shumë shpresat e rivalëve për titullin e Ligës Premier. Në javën e 31-të, Blutë regjistruan fitore prej 2-1 në Stamford Bridge.

chelsea-zbeh-shpresat-e-rival-euml-ve-video_hd

Goli i parë i vendasve erdhi nga penaltia. Wollscheid ndërhyri në Fabregas dhe arbitri akordoi njëmbëdhjetëmetërsh. Eden Hazard u tregua i saktë (39’).

Mirëpo, kur po afrohej fundi i pjesës së parë, mysafirët arritën që ta barazonin rezultatin. Charlie Adam ishte golashënues (44’).

Një gabim i portierit mysafir në fraksionin e dytë, bëri që nikoqirët të arkëtonin pikë të plota. Topin e Begovic e mori Hazard, i cili asistoi te Loic Remy që shënoi golin e fitores (62’).

Pas kësaj fitoreje, Chelsea ka shtatë pikë më shumë se përcjellësi i parë, Arsenal, por ekipi i Jose Mopurinhos ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com