CHELSEA OFRON 150 MILIONË EURO PËR BALE E VARANE

0

Klubi anglez, Chelsea është duke përgatitur një super ofertë për dyshen e Real Madridit, Gareth Bale dhe Rafael Varane.

20150318140758554620

“Daily Express” shkruan se klubi nga “Anfiled” është duke përgatitur ofertën në vlerë prej 150 milionë euro për dyshen e “Los Blancos”.

Trajneri i “bluve” të Londrës, Jose Mourinho pas eliminimit nga Champions Leageu, ka vendosur qysh tash të mendojë për përforcimet në skuadrën e tij, në mënyrë që londinezët të jenë sa më të fortë për edicionin e ardhshëm.

Mourinho ka kohë që është duke i vëzhguar Balen dhe Varane, të cilët do të synojnë që në merkaton e verës t’i këtë në ekip.

Strategu portugez verën e kaluar kishte në dispozicion 110 milionë euro për blerjen e lojtarëve, por nuk ia doli që të bëjë një hap të madh në Ligën e Kampionëve, duke u eliminuar nga PSG-ja.

Megjithatë, Chelsea është në rrugë të mirë ta fitojë Premier Leaguen, por kjo skuadër synon që sezonin e ardhshëm ta ketë fjalën kryesor në Champions.

Dyshja madrilene, Bale e Varane mbesin prioritet e Mourinhos.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com