Chelsea insiston për Ronaldon, ja çfarë oferte ka bërë

0

Chelsea ka ofruar Hazardin plus para për Ronaldon.

Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Real Madridi gjatë verës. Kjo është bomba që ka lëshuar e përditshmja portugeze “A Bola” në mëngjesin e së premtes, duke thënë se katër herë fituesi i “Topit të Artë” dëshiron të largohet nga Spanja pas akuzave për evazion fiskal.

Manchester Unitedi e dëshiron me çdo kusht Ronaldon, që tashmë është raportuar se “Djajtë e Kuq” kanë ofruar 175 milionë funte plus De Gean për 32 vjeçarin.

Pazar të ngjashëm po tenton të bëjë edhe Chelsea, që raportohet se ka ofruar Eden Hazardin dhe një shumë të konsiderueshme, që nuk është bërë e ditur.

Kjo mjegull nëpër të cilën po kalojnë Reali dhe Ronaldo, pritet të zgjidhet me 3 korrik, kur të përfundojë Kupa e Konfederatave. /Express/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com