Chelsea avanson për Pogban

0

Skuadra e Chelseat është e vendosur për të nënshkruar me Paul Pogban gjatë verës.

chelsea-avanson-p-euml-r-pogban_hd

Francezi është një nga lojtarët më të kërkuar në Evropë dhe mediat në Britani raportojnë se Chelsea është në krye të garës për të siguruar shërbimet e tij.

Sipas Daily Mail, thuhet se Juventusi është pajtuar të shesë atë për një shifër rreth 58 milionë funte.

Gjithashtu, edhe Manchester City thuhet se ka ofruar 50 milionë funte, po ashtu dhe Paris Saint Germain ka ofruar këtë shumë dhe një rrogë 210,000 funte në javë për lojtarin, transmeton Koha.net.

Deri më tani është Chelsea ajo që kryeson garën, por me gjithë këto ekipe të interesuar gjërat mund të ndryshojnë shumë lehtë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com