CH: Xh. I nga Presheva vdes si pasoje plagëve të mara nga therrja me thikë

0

Mediet e këtushme kanë shkruar për një vrasje në mes të një kosovari dhe të një serbi, duke iu referuar shtetësisë serbe të viktimës, preshevarit.

n-euml-zvic-euml-r-shqiptari-vret-me-thik-euml-shqiptarin_hd

Të dielën, në Heiden – kantoni i Appenzell Ausserrhoden në Zvicër – shqiptari nga Kosova, I. D., ka therur me thikë shqiptarin nga Presheva, Xh. I. Pas kësaj, vrasësi është paraqitur vetë në Polici.

Ngjarja e dhunshme ka ndodhur pas një konflikti në mes të dy grupeve. Rreth orës 18.20 situata është përshkallëzuar në afërsi të një objekti shkollor. Kosovari 52-vjeçar ka nxjerr thikën dhe ka qëlluar preshevarin 49-vjeçar. Plagët e shkaktuara me thikë kanë qenë fatale për viktimën i cili ka vdekur në spital.

Policia konsideron se shkas i fillimit të zënkës ka qenë një ndeshje futbolli që ishte zhvilluar pak më parë.albinfo.ch. Ndërkaq, burime të albinfo.ch bëjnë të ditur se problemet që kanë pasur në mes vete djemtë e të vrarit dhe vrasësit kanë shkaktuar zënkën e cila është përshkallëzuar me vrasje./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com