CH: Humbet Ilir M., nga komuna e Bujanocit pas kontaktit të dyshimtë në facebook

0

I riu 17 vjeçar nga Kantoni i Cyrihut, Ilir M., me prejardhje nga komuna e Bujnaocit është shpallur i humbur nga e hëna. Para kësaj, ai, sipas njerëzve që e kanë njohur, kishte lënë takim me një femër të panjohur të cilën e kishte njohur përmes rrjetit social, Facebook.  Pasi që pas kësaj ai nuk i është paraqitur më askujt, dyshohet se mund të ketë rënë viktimë e mashtrimit nga “femra” që e ka kontaktuar në fb.

humbje-ilir-509x396

Lajmipër humbjen e Ilirit ndërkohë është shpërndarë në të gjitha rrjetet e mundshme sociale. Familjes së tij i kanë ofruar ndihmë personalitete që kanë shumë ndjekës (fansa) në fb etj., shkruan blick am abend, por familjarëve nuk u duket e pershtatshme kjo mënyrë. Ata nuk Duan “ta bëjnë të madhe” këtë punë. Sidoqoftë familja ka njoftuar policinë edhe pse shpreson se Iliri, hjesht, mund të ketë ikur për pak ditë dhe kthehet sërish, shkruan albinfo. Raste të tilla të mashtrimit nuk janë të rralla dhe as të panjohura për policinë në Zvicër./BujanociNet/

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com