Çfarë thotë Kurani për luftën?

0

“Sipas Kuranit, xhihadistët e shkelin një ndër urdhrat më të rëndësishme të kësaj feje, ‘respektin dhe tolerancën për kombet e fetë e tjera’”.

kuran

Ky është islami i myslimanëve të vërtetë: një udhëzim paqësor për jetën, për bashkëjetesën me të gjithë njerëzit që u takojnë kombeve e feve të tjera”.

ë ashtuquajturat grupe xhihadiste, që konsistojnë në myslimanë ekstremë të çdo fraksioni: duke filluar nga Salafis, Vehabistë, Al-Qaeda, Talibanë dhe tani ISIS e shumë të tjerë, e konsiderojnë veten si advokuesit e “Islamit të Vërtetë”.

Këta terroristë, deklarohen se sulmet në Paris, Londër dhe New York, mbështeten dhe justifikohen nga Kurani.

Në ndërkohë, shumica e myslimanëve në botë, i dënojnë këto krime.
Për ata që janë jashtë këtij debati, kjo mund të duket një situatë shumë konfuze. Cila anë flet të vërtetën? A është islami një religjion i dëmshëm?

Mirëpo, Kurani libri i shenjtë i myslimanëve, nuk i justifikon veprimet e grupeve terroriste, as kauzat për të cilat ata luftojnë e as nuk i justifikon mënyrat në të cilat ata luftojnë, shkruan The Independet, transmeton Klan Kosova.

Për myslimanët, zoti jep leje për të zhvilluar luftë, mirëpo udhëzimet janë krejtësisht ndryshe nga veprimet e xhihadistëve të cilat jemi mësuar t’i shohim.

Njëri ndër kushtet kryesore për të bërë luftë nëse je mysliman, është të mos jesh ti iniciatori. Myslimanëve me Kuran u lejohet të luftojnë vetëm nëse reagojnë në mbrojtje. Atyre zoti ua lejon luftën vetëm nëse janë përzënë nga shtëpitë apo tokat e tyre. Lufta mund të bëhet nëse ka një situatë ku njerëz të pambrojtur sulmohen, dhe vetëm atëherë ata mund të kërkojnë lidhjen e aleancave për ndihmë.

Edhe për betejat dhe luftërat, Kurani ka caktuar limite dhe korniza. Nëse armiku propozon paqe, Myslimanët menjëherë duhet ta ndalin luftën. E dyta, myslimanëve nuk iu lejohet të shkelin drejtësinë hyjnore. Ideja e të luftuarit pa rregulla, një luftë apokaliptike siç po e bën Shteti Islamik, është plotësisht jo-islame.

Një tjetër urdhër që del nga Kurani për myslimanët, është se të burgosurit e luftës duhet trajtuar me nder e dinjitet, e jo tu pritet koka, siç është parë në video xhirimet propaganduese të shpërndara nga i ashtuquajturi Shtet Islamik.
Të burgosurit duhet të lirohen me të përfunduar lufta, apo duhet të shkëmbehen me të burgosurit myslimanë. Po ashtu, bazuar në Kuran, myslimanët nuk kanë lejen e zotit që t’i mbajnë të burgosurit e luftës si skllevër, apo t’i përdorin si ushtarë në të ardhmen.

Si përfundim, myslimanët e devotshëm s’janë të lejuar që t’ua imponojnë besimin e islam armiqve të tyre.

Sipas Kuranit, xhihadistët e shkelin një ndër urdhrat më të rëndësishme të kësaj feje, “respektin dhe tolerancën për kombet e fetë e tjera”.

Kurani i mëson myslimanët që të mos kërkojnë armiqësi me ata që nuk ju shpallin luftë.

Një myslimani të devotshëm, praktikues i mësimeve të Kuranit, nuk i lejohet që të iniciojë luftë, mirëpo edhe kur një luftë bëhet e është e justifikuar nga religjioni, është e ndaluar vrasja e njerëzve të pafajshëm.

Ky është islami i myslimanëve të vërtetë: një udhëzim paqësor për jetën, për bashkëjetesën me të gjithë njerëzit që u takojnë kombeve e feve të tjera.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com