Çfarë po ndodh me Shkëlzen Gashin?

0

U transferua në Amerikë te skuadra e Colorado Rapids nga klubi i njohur zviceran, FC Basel. E nisi mirë kampionatin në sezonin 2016, por në sezonin aktual është “zhdukur”.

Bëhet fjalë për Shkëlzen Gashin, i cili nuk ka shënuar gol që 21 ndeshje, duke përfshi edhe mungesën për shkak të lëndimit.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, nuk ka arritur të shënoi gol me klubin e Colorados që nga 13 maji i këtij viti, ku mposhti 3 me 0 ekipin e San Jose Earthquakes, atë ndeshje kosovari shënoi dy herë. Që nga kjo kohë, Gashi nuk është duke parë ditë të mira.

Sezonin e kaluar, ai shënoi 9 gola në 26 paraqitje, kurse këtë sezon ka vetëm 2 gola në 15 paraqitje.

Shpresojmë se Gashi do t’i rikthehet formës, pasi ka humbur vend edhe në formacionin e Shqipërisë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com