Çfarë ndodhi me Lorik Canën në “Euro 2016”?

0

“Euro 2016”, i mbajtur në Francë, ishte më ndryshe nga gjithë të tjerët, pasi për herë të parë mori pjesë Shqipëria dhe dhuroi emocione të mëdha për shqiptarët.

Shqipëria shkoi me skuadrën më të mirë në “Euro 2016”, por gjithë të mirët luajtën në këtë kompeticion. Kapiteni dhe legjenda e kuqezinjve, Lorik Cana, u desh të pajtohen me stolin pas kartonit të kuq që mori në ndeshjen e parë ndaj Zvicrës.

Në një intervistë të gjatë për Super Sport, Gianni De Biasi, ka rrëfyer vështirësinë që kishte për ta lënë në stol kapitenin e Kombëtares shqiptare, i cili filloi të humbiste vendin e titullarit nga “Euro 2016”, duke i dhënë më pas kështu lamtumirën Kombëtares.

“Si u vendos për ta lënë Canën në stol? Vendimi ishte i vështirë, sepse e dija që ajo do të ishte ndeshja e fundit me Kombëtaren për të. Nga njëra anë duhej ndjekur zemra, nga ana tjetër logjika më thoshte që Ajeti ishte më mirë se Cana dhe e kishte marrë veten pas Francës”, tha De Biasi.

“Kur Ajeti hyri në fushë, bëri një ndeshje të mirë. E fituam në mënyrë të pastër, me një paraqitje të madhe dhe Lorikut iu dha mundësia të jepte kontribut edhe pse për pak minuta. Hyri me dëshirë, me vendosmëri. Nga stoli bënte tifozin, ndaj mendoj se kontribuoi”, deklaroi De Biasi. /Express/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com