Çfarë ndodh në trupin tënd nëse rri 8 orë pa cigare?

0

Qeveria e Australisë ka ndërmarrë një fushatë të gjerë sensibilizimi, me fondet që mbledh nga shtrenjtimi i përvitshëm i çmimit të cigareve.

Cigare

Sigurisht që shtrenjtimi ndodh edhe në Shqipëri, por nuk shoqërohet me fushata të tilla.

Kjo fushatë australiane ka tërhequr vëmendjen e shumë medieve botërore.Duke u bazuar në studime konkrete shkencore, ka evidentuar se çfarë ndodh me trupin tonë nëse rrimë për një periudhë kohe duke nisur nga tetë orë, pa tymosur asnjë cigare.

Fushata tregon diferencën e madhe që kanë mushkëritë e një duhanxhiu me atë që nuk tymos.

Nëse kalojnë tetë orë pa tymosur, vjen hapi i parë pozitiv: Gjithë monoksidi i karbonit i tepërt largohet nga gjaku.

Në 12 orë një pjesë e mirë e nikotinës largohet nga organizmi.

Në 24 orë, niveli i monoksidit të karbonit ulet ndjeshëm. Sasia e oksigjenit në gjak rritet.

Në 5 ditë, thuajse e gjithë nikotina është eliminuar.

Në një javë, nis të shijosh fryte të tjera, shije më të mirë të produkteve të tjera që konsumon.

Në një mua, presioni i gjakut kthehet në nivele normale dhe sistemi imunitar fillon të tregojë shenjat e para të rehabilitimit.

Në gjashtë javë rreziku i ndonjë infeksioni për shkak të ndonjë plage apo ndërhyrjeje kirurgjikale ulet në mënyrë thelbësore.

Në dy muaj bie prodhimi i tepërt i gëlbazës në mushkëri.

Në tre muaj funksionet e frymëmarrjes japin shenja të qarta përmirësimi me rikuperim të kapacitetit të vetëpastrimit.

Pas 12 muajsh nga momenti që keni ndalur së tymosuri cigare, rrisku i sëmundjeve kardiovaskulare është përgjysmuar në krahasim me ata që vazhdojnë të tymosin.

Pas dhjetë vjetësh, rreziku nga kanceri i mushkërive përgjysmohet gjithashtu për ata që i kanë thënë Jo duhanit.

Pas 15 vjetësh, rreziku i infarktit dhe ictus-it, është i njëjtë me atë të personave që nuk kanë tymosur kurrë.

duhan-noa2

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com