“Çfarë kanë zviceranët kundër shqiptarëve?“

0

Vetëm 25% të të pyeturve kanë thënë se duan të punojnë me shqiptarët, ndërkohë që me italianët do të dëshironin të punonin 85 për qind të tyre!

Një sondazh i publikuar d ditë më parë, i realizuar me porosi të Departamentit të Brendshëm të Zvicrës, i nxjerr shqiptarët si një komunitet që nuk gëzon ndonjë nam të mirë në mesin e zviceranëve. Vetëm 25% të të pyeturve kanë thënë se duan të punojnë me shqiptarët, ndërkohë që me italianët do të dëshironin të punonin 85 për qind të tyre! Në sondazh kanë marrë pjesë veç zviceranëve edhe një përqindje e konsiderueshme e të huajve me qëndrim në Zvicër.

A është pikërisht kështu dhe nëse po, përse? Kjo është pyetja përgjigjen e të cilës gazeta 20minuten ka provuar ta marrë nga disa bashkëbisedues të saj, zviceranë e shqiptarë.

Kryetari i shoqatës Zvicër-Shqipëri, Rolf Alther thotë se shqiptarët e kanë deri diku vetë përgjegjësinë për imazhin e tillë. “Shumica e madhe sillen mirë, por vazhdimisht lexojmë se janë disa që kriminalizohen ose bëhen të dhunshëm”. Alther ka përshtypjen se në Zvicër njerëzit janë tolerantë ndaj njerëzve që nuk u përmbahen rregullave: “Unë vetë kam udhëhequr një ndërmarrje ku një e treta kanë qenë të huaj. Kjo ka funksionuar në mënyrë të përsosur për shkak se unë gjithmonë kam qenë i përpiktë në raport me ta”. Por, Alther është optimist për të ardhmen. Është vetëm çështje kohe kur edhe kultura shqiptare do të pranohet në Zvicër: “Mua më kujtohet koha kur urrejtja ndaj të huajve u drejtohej italianëve”. Secila kulturë do njëfarë kohe për t`u pranuar nga zviceranët.

Bashkim Iseni, drejtor i platformës shqiptare-zvicerane albinfo.ch shprehet i befasuar nga rezultati i studimit: “Unë në fakt kam pasur përshtypjen se shqiptarët po përshtaten gjithnjë më mirë në shoqërinë zvicerane”, thotë ai për 20minuten.ch. Para së gjithash sekondot (gjenerata e dytë) janë të shumtën plotësisht të integruar, mendon ai. Veç kësaj, sipas tij shqiptarët gëzojnë namin se janë punëtorë të zellshëm – janë të krahasueshëm me zviceranët. Më tutje ai thotë se frika e pretenduar nga kontakti është e njëanshme: “Shqiptarët punojnë me shumë dëshirë së bashku me zviceranët”, thotë Bashkim Iseni.

Lidhur me rezultatet e sondazhit të përmendur kanë shprehur mendimin tyre edhe dy të reja shqiptare. Ermira C., njëzet vjeçe thotë se është e vërtetë që zviceranet në të shumtën nuk duan të punojnë bashkë me shqiptarët. Kjo ndryshon me qëndrimin e tyre ndaj italianëve, “sepse kultura e tyre, kuzhina etj. njihet dhe është pranuar në Zvicër”. Më tutje Ermira thotë se kultura e punës e shqiptarëve ndryshon nga ajo e zviceranëve. “Përderisa zvicerani planifikon punën para se ta realizojë, shqiptari fillon me punën dhe mendon për problemet vetëm pasi që ato të jenë paraqitur”.

Studentja shqiptare Enxhi H. thotë se zviceranët “nga frika e do ta humbin identitetin e tyre duan të kenë afër vetëm njerëz me kulturat e të cilëve janë më të afërt. Dhe, këtu nuk bëjnë pjesë shqiptarët”. e gjithë faktin se janë pak më kaotikë dhe bine në s më shumë se zviceranët Enxhi mendon se një kombinim në mes të dy kulturave do të rezultonte me një miksturë ideale. Por, para se të bëhet kjo, zviceranet duhet të shohin se nuk janë gjithmonë në anën e drejtë vetëm nga fakti e janë vendës”.

Zëdhënësi i shoqatës së punëdhënësve zviceranë, Fredy Greuter i pyetur nga 20minuten.ch thotë se me rastin e rekrutimit të punëtorëve nuk shikohet etnia por kualifikimi. “Kjo bën që në të shumtën e rasteve punësohen vendësit”. Por ka edhe shumë ndërmarrje që me qëllim angazhohen për integrimin e të huajve dhe në këtë mënyrë japin një kontribut pozitiv në shoqëri.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com