Çfarë do të kërkojë Medvegja nga Këshilli Kombëtar?

0

Agjencioni i lajmeve MePRESS nga burime të besueshme ka siguruar listën e çështjeve të cilat do të shqyrtohen në seancën e nesërme të Këshillit Kombëtar që do të mbahet në Medvegjë në ora 11. Nga Këshilli Kombëtar do të kërkohet:

dokumenti

1. Të dënohet akti i dhunës ndaj institucioneve lokale, gjegjësisht zëvendëskryetarit të komunës Florim Sahiti që ka ndodhur me datën 12 janar të këtij viti, me ç’rast do të kërkohet llogari nga institucionet përgjegjëse për mos marrjen e masave të duhura,

2. Që OSBE-ja urgjentisht të hapë një zyrë në Medvegjë me qëllim të parandalimit të represionit të mëtejshëm ndaj shqiptarëve,

3. Të ndërmirren masa për ndalimin e masovizimit të dukurisë së fshirjes së adresave të qytetarëve, dukuri kjo e njohur ndryshe si “adresat fiktive”,

4. Të hapet zyra e Këshillit Kombëtar në Medvegjë e cila do të merret me çështjet e shqiptarëve,

5. Të mbahet takim urgjent me zëvendëskryetarin e komunës për hapjen sa më shpejtë të kufirit në Mutivodë për qarkullim të mallrave, në bazë të marrëveshjes së Brukselit por edhe të vazhdohet biseda rreth iniciativës për hapjen e kufirit në Kapi për njerëz,

6. Të dënohet fushata negative mediale e gazetës elektronike “E-novine” (artikulli i publikuar me 17 janar 2015),

7. Nga KKSH do të kërkohet që të mirret vendim që asnjë arsimtar serb të mos i jep mësim nxënësve shqiptarë, ndërsa nga Ministria do të kërkohet hapja e konkursit që në raste të tilla arsimtarët serbë të zëvendësohen me shqiptarë.

Në bazë të qasjes të cilën ka pasur MePRESS në dokumente, këto çështje konsiderohen si prioritare për të gjithë shqiptarët e komunës së Medvegjës pa marrë parasysh përkatësinë e tyre partiake, ndërsa ato do të propozohen nesër nga anëtari i Këshillit Kombëtar nga Medvegja, Lulzim Sahiti.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com