Çetnikët serb drejt Lluçanit për ta vendosur kryqin

0

Gjashtë pjestarë të Lëvizjes Çetnike nga Valeva, Beogradi, Nishi dhe Krushevci, pesë meshkuj dhe një femër, të cilët i ka udhëhequr Bratisllav Zhivkoviç kanë planifikuar që në vendin e mëparshëm mbi fshatin Lluçan të komunës së Bujanocit, ku kishte qenë e vendosur nga xhandarmëria pllaka përkujtimore me emrat e policëve serb të vrarë, sot ta vendosin një kryq të madh.

11751962_726780007444829_3074154163924371515_n

Nga momenti kur kjo gup çetnikësh kishte hyrë në Vranjë ishtet nën përcjelljen e policisë së Vranjës të cilët e kanë parandaluar veprimin e tyre, ndërsa çetnikët janë kthyer për në qytetin e Nishit. Rreth orës 12 të gjashtit në këmbë duke mbajtur në krah kryqin e dimensioneve të njeta sikurse i mëparshmi ishin drejtuar për autoudhë në drejtim të Bujanocit me qëllim që të ecin rreth 20 kilometra, deri në fshatin Lluçan dhe ta vendosin atje, në vendin e njejtë ku kryqin e mëparshëm e kishte larguar xhandarmëria, bëjnë të ditur burimet e BujanociNet. 11144454_726779937444836_946446970718075095_n“Pa lejen e qytetarëve, qeveria e ka larguar nga vendi i vetë, ne vetëm duam që ky kryq i cili është një kopje e atij të mëparshmit ta vendosim aty ku e ka vendin” ka thënë Zhivkoviç. Në dalje të qytetit të Vranjës këtë grup e kanë ndaluar rreth 20 polic dhe pa i zgjatur shumë llafet dhe pa ndonjë incident, në një temperaturë rrth 40 gradë e kanë ndërprerë aksionin e tyre. Në polici është thënë se askush nga Lëvizja Çetnike nuk është arrestuar, sepse për një gjë të tillë “nuk kishte asnjë bazë”/BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com