Centët e pakthyer kusur në Kosovë mbërrijnë në miliona euro në vit

0

Në tregun e Kosovës aktualisht janë në qarkullim gati një milion monedha prej një e dy centësh, por konsumatorëve nuk u ndodh që t’ua kthejnë një cent kusur.

CentaSipas organizatave që merren me mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit, brenda një viti konsumatorët i humbasin rreth 50 milionë euro si pasojë e moskthimit të parave të imëta si kusur, shkruan Koha Ditore.

Duke filluar nga dyqanet ushqimore e deri tek ato që ofrojnë shërbime, Arta Krasniqi, konsumatore nga Prishtina, thotë se i mbesin borxh në baza ditore.

“Unë nuk e di se si duket një cent. Asnjëherë s’kam pasur rast ta kem në dorë, pasi që askush nuk ta kthen edhe pse gati çdo ditë më rastis që gjësendet e blera të kushtojnë për shembull nga 99 centë”, ka thënë Krasniqi. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com