CDU zgjedh nesër pasardhësin e Angela Merkel
18:58 | 06 Dhjetor 2018

Udhëheqësja e CDU dhe kancelarja e Gjermanisë që nga viti 2005, Angela Merkel njoftoi në tetor se largohet nga pozita e liderit të partisë dhe nuk kishte në plan të rihapte garën për postin e kancelares.

Zgjedhja e pasardhësit të saj do të bëhet në një kongres partiak në Hamburg, ku marrin pjesë 1.001 delegatë.

Ndër delegatët, do të ketë shumë politikanë profesionistë apo të rastësishëm në nivel shtetëror, rajonal apo lokal, transmeton Klan Kosova.

Sekretarja e Përgjithshme e CDU-së, Aneghart Kramp Karenbauer, e njohur gjithashtu për nofkën AKK, është një nga kandidatët për pasardhësin e Angela Merkel, por aleati i saj besohet të jetë më i afërt me pozicionet qendrore të Merkelit.

Kristin Prengaj