Casillasi shkon nëse Reali ia jep 14 milionë euro bonus
10:02 | 30 Maj 2015

Iker Casillas nuk kërkon nga Real Madridi që ta lejojë largimin e tij, pasi në këtë rast do t’i humbte 14 milionë euro.

casillasi-shkon-n-euml-se-reali-ia-jep-14-milion-euml-euro-bonus_hd Kapiteni i Los Blancos ka një klauzolë në kontratë që e shpërblen për besnikëri me një shumë prej 14 milionë eurosh në rast se e respekton kontratën. Edhe pse klubi po e kërcënon me qëndrim në bankën rezervë, veterani spanjoll nuk e ka në plan ta kërkojë vet largimin, sepse do ta humbte këtë bonus. Ai ka thënë se do të qëndrojë në Santiago Bernabeu dhe do të luftojë për pozitën e portierit kryesor. Reali, nga ana tjetër, pritet ta transferojë portierin e Manchester Unitedit, David De Gea, ndërkohë që ka në skuadër edhe Keylor Navasin. Nuk dihet nëse Casillas do të qëndrojë apo do të largohet, por është e sigurt se ai nuk do ta kërkojë vet largimin dhe do të shkojë vetëm kur klubi ta shpërblejë me 14 milionët që i takojnë pas 17 viteve të kaluara te Mbretërit. /Telegrafi/
Aurela Hoxha