Casillas e thotë qartë: Dua të luaj në MLS

0

Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, ka bërë të ditur se dëshiron të transferohet në Ligën MLS të Amerikës para se ta përfundojë karrierën e tij.

casillas-e-thot-euml-qart-euml-dua-t-euml-luaj-n-euml-mls_hdPortieri legjendar i Los Blancos dhe Spanjës është kritikuar në sezonet e fundit për rënien e formës, teksa në kohën e Jose Mourinhos ai ishte zgjedhja e dytë pas Diego Lopezit.

Pas ardhjes së Carlo Ancelottit, Casillas u bë përsëri portieri kryesor në skuadër, mirëpo spekulimet për largimin e tij nga klubi mbretëror nuk janë ndalur asnjëherë, teksa një numër i madh i skuadrave evropiane kanë shprehur interesim për të.

Sidoqoftë, së fundmi në një prononcim për Wall Street Journal, portieri spanjoll e ka thënë vet se dëshiron të largohet nga Spanja. “Nuk e kam problem të rri këtu, mirëpo do të doja të luaj në Amerikë”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com