Çarri dikur vend i rezistencës, tani një shkretir i mbuluar nga balta (Foto / Reportazh)

0

Çarri dikur një fshat që kishte pranuar shtabin e Zonës operative të Çarrit të UÇPMB-së, dhe shum vite të herëshme kishte rezistuar pushtimin e shum armiqëve të shqiptarëve dikur artistët thurrnin vargje dhe këngët për Çarrin por sot është një fshat i mbuluar nga balta, nëse banorët rastisin në ndonjë rast urgjentë në stinën e dimrit mund të vdesin rrugës që është e pa kaluashme e cila të dërgon në drejtim të fshatit Karaçev një fshat në komunën të Kamenicës që shtrihet në Kosove.

Çarri 3Ndërsa rruga që ka rregulluar pushteti lokal i Bujanocit në drejtim të Muhocit brenda komunës së Bujanocit është e kalueshme duke falemderuar pushtetin në lokal të Bujanocit pasi që ka rregulluar rrugën nga Muhoci në drejtim të Çarrit, por gjith banuesit e fshatit të Çarrit posedojn makinat me targat e Kosovës dhe nuk mund të kalojn në rrugën e Muhocit pasi që  Policia e serbies nuk i pranon tabelat e Kosovës, banorët për BujanociNet thon se deri sa udhëheqej komuna e Kamenicës nga Shaip Surdulli nga rradha e LDK-së rruga në teritorin e Kosovës u mirmbahej por pas ardhëjes në krye të komunës së Kamenices të Begzad Sinanit nga rradha e PDK-së ende nuk është marr një veprim i tillë.

Ndërsa  në shkollën e fshatit Çarr kan mbetur edhe dy nxënes dhe pas këtyre dy nxënseve të fundit dot mbyllet shkolla katër vjeqare shkaku që nuk ka më fëmije, pas klasës së katër nxënsit kan dy mundësi të vazhdojn shkollën në Muhoc ose Karaqev por banorët gjatësin e rrugës e kan të njejt si në Muhoc po ashtu edhe në Karaqev por shkaku që rruga që lidh Çarrin me Muhocin nuk frekuentohet nga fshatarët nxënsit vazhdojn rrugën në drejtim të Karaqevës për të ndjekur mësimet, pasi që rruga është e frekuentuar nga banorët, banorët e fshatit kryesisht merrën me bujqësi duke ruajtur bagëtin kryesisht dele dhe lopë./BujanociNet/

Çarri 4 Çarri 2 Çarri 1

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com