Cana shkëput kontratën me Lazion

0

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, nuk është më pjesë e skuadrës së Lazios. Mediumet italiane kanë raportuar të hënën se Cana ka shkëputur kontratën me Lazion që i skadonte në verën e vitit 2016.

Lorik Cana

Raportohet se Cana 32-vjeçar, karrierën do ta vazhdojë në Katar te skuadra El Jaish ku trajner është ish-bashkëlojtari i tij te Olympique Marseille, Sabri Lamouchi, shkruan sot Koha Ditore.

Madje, thuhet se Cana tashmë ka arritur marrëveshje me skuadrën nga Katari që edicionin e fundit përfundoi në pozitën e tretë në Qatar Stars League…

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com