Cana pyet shqiptarët: A jeni për një Ligë të përbashkët (Video)

0

“A do krijohet Liga e përbashkët kombëtare e futbollit?”, kjo është pyetja që Lorik Cana ka bërë në rrjetet sociale për gjithë adhuruesit e futbollit shqiptarë.

Tashmë ka kohë që Lorik Cana ka lansuar aplikacionin personal “Hum”. Përmes këtij aplikacioni, tani gjithë tifozët kanë mundësinë që t’i përgjigjen një pyetjes shumë interesante të ish kapitenit të Shqipërisë.

Ish mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, duket se do të dëshironte një ligë Kombëtare, ku do të garonin ekipet e Kosovës dhe Shqipërisë.

“A do krijohet Liga e përbashkët kombëtare e futbollit?”, kjo është pyetja e kapitenit, i cili përmes videos së postuar në rrjetet sociale, tregoi se për t’u përgjigjur, duhet të shkarkohet aplikacioni, linku i të cilës gjendet në profilin e tij në Facebook.

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com