Cana e dënonë incidentin në Bujanoc

0

Incidentin e të enjtës në Bujanoc ku disa huligan serb sulmuan fizikisht dy të rinjë shqiptarë e ka dënuar edhe kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana.

Canaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

Cana në rrjetin e tij social në FB ka thënë se, “I bëjmë thirrje Qeverisë së shtetit Shqiptar, që të mbrojë shqiptarët ane mbanë botës, sepse ata po dhunohen çdo ditë. Sot në Mal të zi janë dhunuar disa Shqiptar dhe në Bujanovc jane dhunuar dy të rinj Shqiptar nga 15 huligane serb. Edhe një herë zoti kryeministër mos lejo që shqiptarët të ndjehen të pambrojtur nga shteti i tyre” ka shkruar kapiteni i kombëtares në FB, pas publikimit të lajmit nga portali BujanociNet, lajm të cilin e kanë publikuar pothuajse të gjitha portalet dhe mediat e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë. Ajo çka vlenë të theksohet është se, policia lokale në Bujanoc edhe pse të informuar rreth rastit nga dy të rinjtë shqiptarë, nuk kanë ndërmarrë asgjë, e gjitha që kanë bërë është se i kanë pyetur të rinjtë shqiptarë, kush kanë qenë ata? dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes pas rreth 20 minutave për gjoja ti kapur akterët. Stacioni policorë në Bujanoc nuk e ka informuar as patrullën e intervenimit të shpejtë e cila është kompetente për raste të tilla./Bujanocinet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com