Calderon: Ramos nuk është i lumtur te Reali
10:03 | 23 Qershor 2015

Ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon, beson se mbrojtësi Sergio Ramos nuk është i lumtur në Santiago Bernabeu.

calderon-ramos-nuk-euml-sht-euml-i-lumtur-te-reali_hd 29-vjeçari raportohej se ka vendosur të largohet nga “Los Blancos” dhe është duke mësuar gjuhën angleze për t’u transferuar në Premier Ligë. Calderon thotë se presidenti aktual, Florentino Perez, nuk është i fokusuar që ta mbajë spanjollin në klub, transmeton ‘koha.net’. “Është e qartë që ai nuk është i lumtur sepse presidenti ka refuzuar t’ia zgjasë kontratën. Mendoj se ky është ndëshkim sepse Ramosi e përkrahi Carlo Ancelottin publikisht. Ai tha se ishte gabim që e shkarkuan dhe po e mbron edhe Iker Casillasin”, ka thënë Calderon për “talkSPORT”. Besohet se United do ta transferojë Ramosin si pjesë e shitjes së David De Geas, që po kërkohet me ngulm nga “Mbretërit”. /Telegrafi/
Aurela Hoxha