Buxheti TOP SECRET për media i KKSH-së në periudhën e Galip Beqirit

0

Edhe sot e kësaj dite askush si duket nuk mund të arrijë deri tek shpenzimet e buxhetit disa milionësha të periudhës, kur në krye të KKSH-së qëndronte Galip Beqirit dhe PVD. Edhe përkundër të disa tentimeve për të arritur deri tek shifrat për të cilat mendohet se janë marramendëse, është e pamundur sepse buxheti i asaj periudhe edhe sot e kësaj dite mbetet njerë ndër TOP SECRET-et më të mëdhenjë të KKSH-së.

top-secret

Në periudhën e Beqirit, për të marrë një informacion të tillë, ka qenë e pamundur, por me shkarkimin e tij rruga deri tek shpeznimet e mjeteve për media të KKSH-së edhe më tej mbetet me bariera të pathyeshme, mbetet enigmë, se përse edhe tash kur këtë institucion e drejton Jonuz Musliu nuk mund të vijmë deri tek këto përgjigje Për hirë të realitetit dhe informimit të drejt të opinionit, portali BujanociNet i ka dërguar pyetje KKSH-së lidhur me buxhetin dhe mjetet e ndara për mediat në mandatin e mëparshëm, por përgjigjet mund ti vlerësoni vet ju të nderuar lexues. Portali BujanociNet do të gjejë mënyra tjera ligjore për ti kërkuar përgjigjet në këto pyetje, sepse për ne si redaksi, këto përgjigje nuk janë asgjë tjetër veç se “pluhur në sy” Për hirë të korrektësisë ne po i publikojmë pyetjet dhe përgjigjet, por që shum shpejtë do t’i drejtohemi KKSH-së edhe në rrugë ligjore për ti publikuar shpenzimet për media të mandatit të kaluar. /BujanociNet/

BujanociNet: Cilat media i ka finansuar KKSH?

BujanociNet: Sa mjete janë ndarë për ato media gjatë periudhës 4 vjeçare?

BujanociNet: Në bazë të cilit vendim janë bartur këto mjete?

Përgjigjet:

BujanociNet: Cilat media i ka finansuar KKSH?

KKSH: Njëra nga kompetencat e Këshillit Kombëtar Shqiptar, përveç fushës së Arsimit, Kulturës, përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, është edhe informimi. Këshilli Kombëtar Shqiptar që nga themelimi i tij nuk ka finansuar asnjë medium drejtëpërdrejt, por ka ndihmuar në projekte dhe programe të veçant të mediave me program në gjuhën shqipe. Sipas strukturës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në të gjitha vendimet për të ndihmuar financiarisht janë marrë nga Organi Ekzekutiv i Këshillit Kombëtar Shqiptar, që paraprakisht kanë deponuar kërkesën në Shërbimin e KKSH-së. Organi Ekyekutiv i ka shqyrtuar ashtu siç ka shqyrtuar edhe vendimet për ndihmë financiare në Kulturë, Arsim, etj. edhe për fushën e informimin. Të gjitha aplikacionet dhe kërkesat që janë shqyrtuar e aprovuar e që kanë përmbushur standardin e arsyetueshmërisë dhe nevojës për të i ndihmuar, me vendim të Organit Ekzekutiv që ka ndarë mjetet janë ndihmuar të gjitha mediat.

BujanociNet: Sa mjete janë ndarë për ato media gjatë periudhës 4 vjeçare?

Këshilli Kombëtar Shqiptar në vazhdimësi është i obliguar që të bëjë planin financiare për çdo vitë buxhetor, ku në kuadër të së cilës bëjnë pjesë edhe mjetet për të i ndihmuar financiarisht edhe mediat me program në gjuhën shqipe. Për vitin 2014 e të njëjtën logjikë e ka përcjellë edhe vitet e kaluara mjete të realizuara për informim kanë qenë në vlerë rrethë 13% nga mjetet e përgjithshme për KKSH-në. Nga kjo shumë prej 13% më pak se gjysma iu janë ndarë revistës “Nacionali”, revistë të cilën me vendim të posaçëm e ka themeluar Këshilli Kombëtar Shqiptar ndërkaq më shum se gjysma iu janë ndarë mediave private me program në gjuhën shqipe që kanë aplikuar në Këshillin Kombëtar Shqiptar, ndonëse mediave të themeluara nga Kuvendet Komunale nuk iu është ndarë po thuaj se asnjë herë. Nga se fillimisht nuk kanë aplikuar dhe se kanë siguruar mjetet nga po themeluesit e tyre.

BujanociNet: Në bazë të cilit vendim janë bartur këto mjete?

Ashtu siç theksuam edhe më lartë, Këshillit Kombëtar Shqiptar kërkesat dhe aplikacionet i ka pranuar Shërbimi e më pas në mbledhjet e Organit Ekzekutiv janë shqyrtuar, ku edhe janë marrë vendimet për ndarjen e mjeteve jo vetëm për informim edhe për fushat tjera. Nga se ky organ është thirrur për të shqyrtuar mundësitë financiare për gjitha fushat ku Këshilli Kombëtar Shqiptar është kompetent.

Siç edhe i lexuat, në përgjigjet e KKSH-së askund nuk përmenden emri i mediave që i kanë finansuar, edhe pse ka të tilla që kanë përfituar miliona dinarë. Në as edhe një fjali nuk përmendet shuma e ndarë e mjeteve finansiare, sepse dyshohet se ka media të vetshpalluara të cilat janë finansuar. Ndërsa sa i përket vendimeve apo ndonjë dokumenti lidhur me finansimin e tyre, kjo edhe më tej mbetet TOP SECRET./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com