Bushati nuk e mohon anulimin e vizitës në Beograd: Të gjithë opsionet janë të hapura

0

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, nuk e ka mohuar anulimin e vizitës së Kryeministrit Edi Rama në Serbi duke u përgjigjur se pas incidenteve të mbrëmshme në Beograd të gjitha opsionet janë të hapura sa i përket vizitës më 22 tetor.

BushatiMinistri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, nuk e ka mohuar anulimin e vizitës së Kryeministrit Edi Rama në Serbi duke u përgjigjur se pas incidenteve të mbrëmshme në Beograd të gjitha opsionet janë të hapura sa i përket vizitës më 22 tetor.

Këto deklarata ministri i ka bërë gjatë një konference për shtyp të mbajtur sot në ambientet e Ministrisë së Jashtme në Tiranë, ku ka folur për ngjarjet e ndodhura së fundmi në Beograd. Për ministrin Bushati, sporti nuk duhet ngatërruar me politikën.

Ky ishte i pari qëndrim zyrtar i qeverisë shqiptare pas ngjarjeve të ndodhura në Beograd, të cilat ministri i dënon si të dhunshme dhe provokative. Bushati shtoi se nuk ka gjetur as gjuhën e komunikimit me homologun serb i cili nuk ishte i disponueshëm kur iu kërkua takim, për të siguruar jetët e shqiptarëve në Beograd.

Gjithashtu, ministri shqiptar shtoi se i vjen keq për gjuhën e përdorur në media nga ministri i Jashtëm i Serbisë dhe kryeministri po ashtu. Ai i kujtoi homologut serb që të sillet me Shqipërinë ashtu sikurse u soll me Italinë në një rast të ngjashëm më herët.

I pyetur mbi akuzat e ngritura nga policia serbe se ka qenë vëllai i kryeministrit Rama, ai që telekomandoi flamurin e Shqipërisë së Madhe në fushën e stadiumit Partizani të Beogradit, Bushati i quajti të gjitha këto spekulime.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com