Burri grushte gruas për çdo “like” që mori në Facebook (Foto)

0

Një grua nga Uruguai është dashur të bënte operacione plastike për të konstruktuar fytyrën pasi bashkëshorti e grushtoi për secilin pëlqim që mori nëpër fotografitë në Facebook.

21-vjeçarja, Adolfina Camelli Ortigoza është mbajtur kundër vullnetit të saj brenda shtëpisë së çiftit dhe është rrahur rregullisht nga burri i saj 32-vjeçar, transmeton koha.net.

Kur policia më në fund është alarmuar për këtë, zonja Ortigoza tashmë i ishte dëmtuar aq keq fytyra sa i është dashur t’i nënshtrohet menjëherë një operacioni plastik për ta rindërtuar fytyrën.

Ai ka filluar ta rrah atë për çdo herë kur ndonjë nga shokët e saj në Facebok i ka bërë ‘like’ asaj në postime.

Burri i kontrollonte rrjetet sociale të viktimës dhe për çdo ‘like’ që ajo merrte nga shokët e saj, ajo rrihej pasi akuzohej se kishte lidhje me ta.

Burri u raportua në polici nga babai i tij pasi ai besonte se ajo do të vdiste nga të rrahurat e të birit.

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com