Bujqësia prioritet i komunës së Bujanocit, 440 subvencione për bujqit

0

Pas mbylljes së Konkursit të shpallur nga Komuna e Bujanocit, Komisioni për ndarjen e subvencioneve në bujqësi ka vizituar çdo aplikues dhe ka kontrolluar furnizimin me pajisje për të cilat ata kanë aplikuar.

Me përfundimin e këtij procesi është përpiluar lista përfundimtare në të cilën subvencione kanë fituar 440 aplikues. 11 aplikime janë refuzuar përshkak të mospërfilljes së rregullave të parapara me program dhe konkurs.

Komisioni për ndarjen e subvencioneve ka kërkuar nga Këshilli komunal që të lejoj ndarjen e mjeteve shtesë për bujqësi në mënyrë që të gjithë aplikuesit që i kanë përmbushur kushtet të fitojnë të drejtën për subvencionim.

Vlera e përgjithshme e këtij programi stimulues është 31.254.057,23 dinarë ose mbi 250 mij euro për të gjithë.
Aktvendimet do të ndahen në dy faza:
– në fazën e parë do të ndahen 283 Aktvendime
– në fazën e dytë do të ndahen 157 Aktvendime

Komuna e Bujanocit do të vazhdoj të krijoj politika zhvillimore në mënyrë që parat e taksapaguesve të shfrytëzohen për zhvillimin e komunës së Bujanocit dhe shoqërisë në tërësi.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com