Bujanoc:Mbahet ekspozita e lopëve, Zenel Halili nga Tërnoci fituesi i çmimit të përgjithshëm

0

Lopa e tipit “Shara” me pronar Zenel Halili nga Tërnoci i komunës së Bujanocit është fituese  e kësaj  ekspozite.

Nën organizimin e Stacionit të Veterinarisë së Bujanocit, në stadiumin e Bujanocit është zhvilluar ekspozita e kafshëve simentale.
Në ekspozitë kanë marrë pjesë 75 blegëtorë, nga Bujanoci, ku me gjedhet e tyre kanë konkurruar në tre nivele: Shtjerra barëse, Loptë të vjetëra të tamzuara, Lopë e pjellës së parë, si dhe në kategoritë e dhive dhe deleve.
Me këtë rast lopa e tipit “Shara” me pronar Zenel Halili nga Tërnoci i komunës së Bujanocit është fituese e çmimit të përgjithshëm.
Tre fituesit e konkurencave të tjera janë: Ismet Iseni nga Nesalca, Nexhmedin Idrizi nga Bilaçi, Momçilo Ristiq nga Kërshevica.
Për të gjithë pjesëmarrësit, komuna e Bujanocit ka mbuluar shpenzimet, ku ka ndarë 400 mijë dinarë për këtë aktivitet bujqësor./LuginaPress/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com