Bujanoci, stacioni i kosovarëve për në perëndim (Foto)

0

“Nuk dua që t’ia dij se ku do të arrijë, vetëm sa më larg nga kjo tokë e mallkuar, sepse më ka ardhur në maje të hundës” këto ishin fjalët e një të riut nga Shtimja e Kosovës, i cili me një çantë krahu ia kishte mësyrë perëndimit, një rrugë pa krye. “Nuk e di se ku do të arrijë, kam planifikuar në Francë por të më ndihmojë Zoti që mos të më kapin në Hungari” thotë ai.

taxi 7 Stacioni i autobusave “Nish Ekspres” në Bujanoc është vendtakimi ku të rinjtë shqiptarë, por edhe ata me familje nga shum qytete të Kosovës, bashkarisht nisin drejt Suboticës e më pas për të kaluar në Hungari, nëpër kanalet ilagele. Linja e autobusit “Nish Ekspres” e orës 21:45 Bujanoc-Beograd, është detyruar që ti angazhojë dy autobusë për kosovarët të cilët ia kanë mësyrë Perëndimit, pë përfitime, kështu ishte edhe sonte më 3 dhjetorë në këtë stacion. azilanti 4Portali informativ BujanociNet, ka arritur që ti kontaktojë disa të rinjë të cilët, janë në gjendje të rrezikojnë gjithçka, vetëm që të arrijnë në një shtet perëndimorë. Blerimi nga Shtimja thotë se, “kam tentuar që të kaloj në Merdare, nuk pata sukses, pastaj tek Dheu i bardhë prap më kthyen, u detyrova që të merja rrugën e malit vetëm që të arrija këtu në Bujanoc dhe tash po pres autobusin deri në Beograd pastaj për në Suboticë, ku janë duke na pritur disa shqiptarë që të na kalojnë kufirin në këmbë” azilanti 5BujanociNet ka arritur që të mësojë se shumica e të rinjëve që kanë kaluar kufirin edhe pse një numër i tyre ka kaluar nëpër rrugë ilegale, ata janë të paisur me dokumente qarkullimi nëpër Sërbi, nga të cilët dikush ka përfituar, por ka edhe prej atyre që arrijnë me taxi nga Maqedonia, një gjë e tillë ishte prezente edhe gjat mbrëmjes së sontme, kur taxi nga Maqedoni solli një familje kosovare në stacion, të cilët pastaj i blenë biletat për linjën Bujanoc-Beograd. taxiPërveç rrugëtimit të mundimshëm deri në Bujanoc, akoma pa u nisur, disa persona po shfrytëzojnë këtë situatë që në mënyra të ndryshme të përfitojnë nga hallexhinjtë, ata duke mos e ditur gjuhën po bëhen viktima të mashtrimeve të ndryshme. Vetëm brenda një ore një kioskë afër stacionit të autobusit e pronarit serb ka arritur të përfitojë disa dhjetra euro, duke i mashtruar ata në kursin e euros me dinarë, sepse çdo kush që blente diçka, pronari i kioskut në bashkëpunim me disa shqiptarë që gjoja po i orientojnë ata, euron ia llogariste 110 dinarë për një euro, ndërsa kursi valutor është 120 dinarë për një euro. Të gjitha këto mashtrime pronarët e kiosqeve sërbe po i bëjnë në bashkëpunim me disa shqiptarë nga komuna e Bujanocit. azilanti 2Tronditës është edhe fakti kur shkojn me ble biletën e autobusit, shitësit e biletave të nacionalitetit serb, pothuajse në çdo biletë përfitojnë nga 4 euro, edhe ata duke përdorur kursin valutorë mes dinarit dhe euros, për një biletë prej 2500 dinarë udhetaret kosovare detyrohen të paguajnë 25 euro, 500 dinarë më shumë (4 euro), një përfitim shum i madh, sepse brenda një nate në këtë stacion sipas dëshmitarëve kalojnë rreth 100 veta (Kosovar). Një familje 4 anëtarëshe nga Gjilani, prindërit dhe dy fëmijët u dëtyruan që të presin rreth 2 orë në stacion, sepse kishin arritur herët, ata duke mos dashur që ta tregojnë identitetin, thanë se, nuk kanë lënë askend në Gjilan, kushtet e vështira ekonomike i kanë detyruar që ta marrin këtë rrugë e cila nuk është e lehtë por, “zori të detyron që ta marësh këtë rrugë me fëmijë të vegjël në këtë kohë Dimri” thotë nëna e dy fëmijëve e cila shpreson që mos të kapet nga policia në Hungari, sepse atje thotë është rreziku më i madh, “rrisku i fëmijëve, ndoshta do ta kalojmë më lehtë” htotë ajo.azilanti 1 Gjatë kohës kur mbusheshin autobusët me kosovarë për në vendet perëndimore, policia ishte prezent në stacion, por asgjë nuk kishte të bëntë me prishjen e rendit dhe intervenimi nuk ishte i nevojshëm, pothujase të gjith ishin të paisur me dokumente përkatëse për hyrje në Sërbi./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com