Bujanoci qytet Universitar (Foto & Video)

1

Një ditë e madhe është shënuar sot për arsimin e larte në komunën e Bujanocit. Bujanocit qytetit të vogël në Luginë të Preshevës I banuar me tri nacionalitete të ndryshme i shtohet më së fundi objekti i shkollimit të lartë Universitar. Kabineti ë kryeatrit të komunës ka qenë sot vendi i pritjes së shumë mysafirëve të cilët kanë kontribuar në krijimin e një projekti të tillë madhor që e kthen Bujanocin në një qytet Universitar.

01Një ëndërr e kahmotshme e bërë realitet me ndihmën e Qeverise se Sërbise, Unionit Europian dhe Komunes sonë me një vlerë mbi 1 milion e 200 mije euro. Nuk ka mbetur thjesh një projekt në letër por një punë e cila është ideuar më herët nga kryetari Arifi dhe ka nisur sot me besimin dhe bindjen që viti i ardhshëm akademik do ti gjejë studentët brenda një godine të re të pajisur me salla moderne mesimore. 02Prej orës 13:00 Kryetari i komunes se Bujanocit Nagip Arifi i shoqëruar prej perfaqesuesve me të lartë ndërkombëtar dhe vendorë ishin të pranishëm në hapesirën ku do të ndërtohet objekti arsimor, perballe Ambulantes se qytetit. Të pranishëm në këtë ngjarje ishin Ministri i Arsimit në qeverinë e Sërbisë Sërgjan Verbiç, Ambasadori BE-së në Sërbi Majkëll Davenport, Ambasadori i OSBE-së Peter Burkhard, Komisaria e lartë për pakica Astrid Thores, Kryeatri i Trupit koordinues Zoran Stankoviç, Ambasadori i Shqiperië në Beograd Ilir Boçka si dhe perfaqëesues të tjerë të fakultetit të Subotices, perfshire dekanin Nenad Vunjak. DSCN7126Ceremonia nisi me fjalimet e studentëve të trë etniciteteve të komunes, shqiptarë sërbe dhe romë. Me mesazhin e njejte, përparim dhe zhvillim arsimor, padiskutim që kjo i shërben të rinjve të komunës për tu arsimuar në vendin e tyre dhe padiskutim i ndihmon të rinjve të gjithë rajonit që duan të vijnë të shkollohen në Bujanoc. DSCN7138I pari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ju drejtua të gjithëve të pranishmëve me fjalë falënderuese për ndihmën dhe përkrahjen e pashoqë të miqëve të cilët i vijnë në ndihmë Bujanocit. Ai potencoi se Bujanoci po shkon drejt të qenit një qytet universitar dhe ky objekt do të jetë në shftrytezim nga ana e fakultetit ekonomik të Suboticës në Bujanoc në bazë të vendimit te kuvendit komunal të Bujanocit, ndërsa komuna e Bujanocit do te jetë pronar i objektit. Por kjo nuk ka qenë e lehtë, ka pasur vështirësit e veta derisa arriti jo vetëm të krijohet por edhe të marr jetë si një projekt serioz dhe ambicioz. “Ndërtimi i këtij objekti të arsimit të lartë Universitarë, do të thotë mbyllja e një burgu” tha para të pranishmiv kryetari Arifi, i cili ishte krytari i parë shqiptarë që nisi iniciativën për ndërtimin e këtij objekti. Me vet faktin se po ky njeri ishte ai i cili vuri gurthemelin e Sh.M “Sezai Surroi” në Bujanoc dhe sot po e gëzojmë një shkollë me standard Europiane, përuroi objektin e shkollës se re në Tërrnoc, përuroi edhe rrugën Tërrnoc-Breznic, dhe shum objekte tjera arsimore dhe infrastrukturore, dëshmonë qartë se edhe ky gyrthemel i sodit do të jetë një objekt që rinia jo vetëm e Bujanocit por edhe më gjerë do ta gëzojë me shumë të mira. MinistriKëtë ceremoni e ka nderuar me pjesemarrjen e tij Ministri i Arsimit në republikën e Sërbisë Sergjan Vërbiç, I cili tha se, ‘’Hapja e shkollave të reja dhe fakulteteve të reja për çdo bashkësi dhe posaçerisht për qytete të vogla sikurse është ky qytet, është gjithmonë një lajm shumë i mirë. Fakultetet jo vetëm që i nxisin të rinjtë edhe njerezit e shkolluar, por ato stimulojnë dhe sjellin zhvillime, krijojnë mundesi të reja. Rëndësia e tyre është gjithmonë edhe më e madhe në bashkësite e shumë nacionalitetve. me të drejtë presim që ky fakultet që mbështetet mbi përvojat e bashkësive shumë nacionale do të ndihmojë të krijojë gjenerata cilësore dhe të shkolluara”. AstridPor një ndihmë të madhe në këtë drejtim e ka dhënë Unioni Evropian nëpërmjet programit EU Proprogres si një mbështetës i fuqishëm në zhvillimin e cilësisë së arsimit dhe plotësimit të nevojave në rajonin tonë. Këtë nuk nguroi ta vëj në dukje edhe komisarja e larte për pakica Astrid Thores, ku theksoi se, “Sot shohim që idetë dhe fjalët e menduara mirë në kanë çuar në veprime të drejta. Ky projekt serioz ka treguar se lidershipi lokal dhe ndërkombëtar mund të japin rezultate për qëndrueshmëri afatgjate dhe prosperitet në këtë rajon të Sërbisë. E kemi marrë dhuratën tonë të parë kur ekziston gatishmëria e Unionit Europian për të bashkëpunuar me ne. Por gjithashtu duhet të falenderoj të gjithë organet në Sërbi, shkollat të cilat kane marrë pjesë në këtë project, qeverinë që ka bashkëpunuar në menyrë të shkëlqyer me ne, një falenderim special i shkon ekipt të Progresit Europian të cilët kanë lëvizur edhe malet për këtë punë. I gjithë ky është rezultat i vullnetit të mirë dhe një investim për të ardhmën” davenportFjalën e rradhës e mbajti ambasadori I BE-së në Sërbi Majkëll Davenport i cili ju drejtua të pranishmëve me fjalet se, “Fillimi i punëve sot këtu është një rezultat i përpekjeve të përbashkëta, i të gjithë atyre që janë të pranishëm sot këtu dhe të gjithë atyre që janë të interesuar. Bashkimi dhe perpjekjet mund të japin rezultate, fakti që sot po fillojnë punimet tregojnë një mesazh shumë pozitiv. Jam shumë krenar që fondi europian shpërndau mjetet e nevojshme për këtë projket, por nuk janë me rëndësi vetëm fondet, para se gjithash kanë rëndësi perpjekjet tona të përbashkëta për të ardhmen e këtij rajoni. Unioni Europian është i angazhuar në Sërbi dhe këtë rajon. Do perpiqemi qe ky projekt të perfundojë në kohë sikurse është planifikuar” OSBENe kete ceremoni ishte i pranishem edhe ambasadori i OSBE-se Peter Burkhard, ai theksoi se, “Ndërtimi i këtij objekti sot është një përpjekje shumëvjeçare për të plotësuar aspiratat për një edukim të lartë në një vend multietnik. I falënderoj të gjithë ata që e kanë bërë këtë dite të mundshme dhe kanë bashkëpunuar me misionit tonë, për të përkrahur këtë projekt. Në këtë menyre i ndihmojmë të rinjve për të zhvilluar aftësitë e veta për një të ardhme të mirë. Besoj që ky projekt do të shërbejë si një katalizator për zhvillimin socioekonomik të Sërbisë jugore”. VunjakPrej Suboticës në Bujanoc kanë qenë sot edhe perfaqësues të fakultetit ekonomik të Suboticës mes te cilëve edhe Dekani i ketij fakulteti Nenad Vunjak ‘’Sot është një dite e madhe, ka nisur fjalimin e tij Vunjak . “Është një ditë e madhe për Bujanocin që po bëhet një qytet i studentëve, është një ditë e madhe për fakultetin e Novi Sadit, per Jugun e Sërbisë, për shtetin. Kjo ndërtesë duhet të jap dituri për brezat e ardhshëm. StankovicNuk mungoi as fjalimi i kryetarit të Trupit koordinues Zoran Stankoviç i cili i kushtoi rëndesi ndërtimit më afat të objektit, sikurse edhe është premtuar. Stankoviç theksoi se, do të bëjnë përpjekje të vazhdueshme që objekti të pajiset në mënyrë moderne me ndihmën e miqve. Me bindje mund të thuhet që është zgjuar shpresa dhe tashmë bindja për tu shkolluar në qytetin e lindjes, dhe patjetër kjo do të sjellë prosperitet dhe një arsim të shëndoshë./BujanociNet/

Specialja e realizuar nga ekipi i RTB-së

DSCN7168 03 DSCN7165

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

1 Koment

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com