Bujanoci po zbrazet nga shqiptarët, ata pak banorë që mbesin në fshatra sulmohen nga serbët (Video)

0

Suharren

Fshati Suharrën është mbi 30 kilometra larg qytetit të Bujanocit.

Rruga që çon për në këtë fshat të Malësisë, është shumë e vështirë, raporton KTV

Momentalisht, në këtë pjesë të Malësisë jetojnë vetëm dy familje shqiptare. Madje, edhe këto dy familje janë të rrezikuara nga serbët e Vranjës dhe vazhdimisht kanë presion që t’i lëshojnë shtëpitë e tyre.

Dy muaj më parë, familja Bajrami është sulmuar nga 11 serbë të dehur. Selami Bajrami ka treguar në detaje së çfarë ka ndodhur pasditen e 22 prillit në oborrin e shtëpisë së tij.

Ai ka thënë se kërcënimet janë të vazhdueshme që nga përfundimi i luftës.

Për kërcënimet ka treguar edhe fqinji i vetëm i Selami Bajramit, Reshat Ramadani. Ai ka deklaruar se nuk besojnë në policinë serbe.

Pavarësisht kërcënimeve të vazhdueshme, Selami Bajrami është i vendosur që të mos e lëshojë shtëpinë e tij./BujanociNet/

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com