Bujanoci me rrugën “Lam Breznica”

1

 “Lam Breznica” një emër shum i njohur i çështjes kombëtare jo vetëm në Luginë por edhe më gjerë, është njëri ndër emrat e heronjëve shqiptarë të cilin do ta mbajë njëra nga 22 rrugët e qytetit të Bujanocit e cila deri më sot e mbante emrin ”Boro dhe Ramizi”.

10487382_468275116643594_8010514132884940568_n

Në mbledhjen e KK të Bujanocit sot është diskutuar edhe për ndërrimin e emrave të 22 rrugëve në qytetin e Bujanocit, propozim ky i cili u zvarrit për disa vite me radhë. Kuvendarët komunal arritën sot që ti pagëzojnë 22 rrugët e qytetit me emra të rinjë, gjegjësisht të veprimtarëve shqiptarë, të cilët kontribouan për çështjen kombëtare në mënyra të ndryshme. Iniciativa e emërtimit të rrugëve me emra shqiptarë ka nisur nga Partia Demokratike e Nagip Arifit, qysh në hapat e para të themelimit, ky subjekti politik nisi iniciativën për ndërrimin e emrave të rrugëve në qytetin e Bujanocit, nga ata serb në emra të shqiptarëve, kryesisht ishin rrugët të cilat janë të banueshme me popullatë shumicë shqiptare, por që atëkohë haste në kundërshtim me pushtetin, në krye me Shaip Kamberin. PVD, iniciativën e PD-së e konsideronte me prapavija politike, “Për ta rrëzuar pushteti”. Njëri ndër këshilltarët e PD-së i cili në vitin 2011 e kishte propozuar këtë iniciativë në KK të Bujanocit Hajredin Hyda, në një deklaratë për BujanociNet, thotë se, “kjo është një e arritur shumë e rëndësishme, ndoshta realizimi i ëndrrës së shumë gjeneratave të bujanocasve! Është një përpjekje e realizuar pas një pune të palodhshme të të gjithëve” Në këtë ditë, thotë Hyda “ku meritat i takojnë të gjithëve, prapseprap është mirë të rikujtohet viti 2011, rrespektivisht themelimi i Partisë Demokratike dhe nisma e saj në përbërjen e mëhereshme të Kuvendit Komunal e cila në disa tentativa për arsye të ndryshme ishte minuar nga PVD, dhe më në fund u gjet një konsenzus për 22 rrugët, duke qenë të bindur se menjëherë pas përfundimi të rregullimit të Sheshit do të gjindet një zgjidhje për emërtimin e ri të tij! Shprehi keqardhje që edhe sot PVD nuk ishte në nivel të detyrës, duke u ndodhur në “anën tjetër të ngjarjeve”, duke u interesuar më shumë që të shpifin tituj bombastik dhe senzacional, se sa të participojnë në një çështje që i tejkalon suazat pozitë-opozitë!” thotë këhsilltari Hajredin Hyda. Pushteti i atëhershëm i udhëhequr nga Shaip Kamberi e zvarriti këtë çështje deri në skadimin e mandatit, dhe asnjëherë nuk arriti që ta merr një vendim përfundimtarë, edhe përkundër deklaratave të atëhershme se ishin në gjendje ta rrezikojnë koalicioni qeverisës për një gjë të tillë, por nuk ndodhi as njëra e as tjetra, “koalicioni funksionoi deri në fund – rrugët mbetën si në katund”. Për 4 vite radhazi një iniciativë të tillë nuk e ndërmorri as KKSH në krye me ish-kryetarin Galip Beqirin, përderi sa në asamblenë komunale këshilltarët e PVD-s në rolin e opozitës donin që me çdo kusht ta mernin meritën e propozuesit. Sot pas gjith kësaj periudhe, dhe pas kaq shum vitesh emri i Heroit kombëtarë “Lam Breznica” do të shkruhet në adresën e qytetarëve të shumtë të qytetit të Bujanocit./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

1 Koment

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com