Bujanoci fiton rreth 9 milion dinarë nga Ministrina e ekonomisë

0

Bujanoci BU

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi ka njoftuar nëpërmjet rrjetit të tij social se Komuna e Bujanocit ka përfituar 9 milion dinarë nga Ministria e ekonomisë për projektin e Pastrimit të ujrave të zeza, njofton BujanociNet.

Komuna e Bujanocit ka fituar grantin për hartimin e dokumentacionit projektues për Impiantin për pastrimin e ujrave të zeza, që do të thotë për hartimin e projektit për pastrimin e ujrave të kanalizimeve.

Granti është fituar nga Ministria e ekonomisë dhe kap vlerën prej 8.964.000 dinarë.

Granti është shpallur edhe në” Fletoren zyrtare të RS” nr. 77/2016 të datës 14 shtator 2016.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com