Bujanoci feston 28 Nëntorin

0

Këshilli organizativ i programit që cili do të organizohet me rastin e 28 Nëntorit, njofton qytetarët shqiptarë të komunës së Bujanocit se të premtën më 28 Nëntorë në ora 11:00 në ndërtesën e KKSH do të vendoset Flamuri kombëtarë shqiptarë ndërsa në ora 12:00 do të vendoset në ndërtesën e KK.

URIME_28nentori_UDSH_ja_ulqin

Programi kulturoro artistik me këngë, valle e recitime për nderë të 28 Nëntorit me fillim prej orës 13 do të mbahet në shtëpinë e kulturës në Bujanoc. Në program do të prezentojnë dy shoqëritë kulturo artiske që veprojnë në këtë komunë, SHKA ”Zëri i Luginës” dhe SHKA ”Jehona”, dhe nxnënësit e shkollës fillore”Muharrem Kadriu” nga Tërnoci, nga shkolla fillore “Naim Frashëri” nga Bujanoci si dhe nxënësit e shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc. Organizatorët i dëshirojnë mirë se ardhje të gjithë bashkëkombasëve në kremtimin e 28 nëntorit ditës së flamurit dhe Pavarësisë së shtetit Shqiptarë./BujanociNet/

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com